Londra po nderton rrugen me te gjate te bicikletave ne Europe
Në Londër po ndërtohet rruga me e gjatë për bicikleta në Europe. Në Janar të këtij viti, kryeministri i Londrës Boris Johnson miratoi atë që thuhet të jetë korsia më e gjatë e biçikletave. Në qendrën e Londrës do të ndërtohet një “kryqëzim” për biçikletat i cili do të krijojë një rrjet korsish biçikletash të veçanta dhe të sigurta nëpër gjithë kryeqytetin.
Kjo korsi do ti shërbejë 170,000 çiklistëve që pedalojnë çdo ditë në Londër, do të ketë një gjatësi afërsisht kilometra dhe do të jetë një lidhje e linjës që kalon nga perëndim- lindje me atë veri-jug.Korsitë e reja mendohet se do të mbarojnë në 2016, dhe do të jenë shumë të veçuara nga trafiku në rrugë të ndara që do të mbulojnë të gjithë territorin e Londrës. Plani do të lidhi linjat ekzistuese të çiklimit që aktualisht përfundojnë në pjesë të ndryshme të Londrës Qëndore.
Të gjitha qytetet e tjera do të pasojnë me ndryshime pas kësaj ndërhyrjeje dhe mendohet se do të ketë ndikime të rëndësishme globale mbi strategjitë e dizajnit urban në qytet; ndryshime që do të impaktojnë vitet dhe dekadat në vazhdim. Por përveç komenteve entuziaste, në të njëjtën kohë shpresohet që ky projekt të realizohet dhe kostot e larta të mos jenë pengese. Por gjithsesi vizione të tilla largpamëse siç është edhe rasti.
London SkyCycle është një ide për të cilët ja vlen të përpiqesh që të realizohet në të ardhmen, jo vetëm për Londrën por edhe qytetet e tjera në botë. SkyCycle është një rrugë e ngritur nga niveli i tokës, e dedikuar vetëm për biçikleta, e cila shkon paralelisht me rrjetin hekurudhor ekzistues. Kjo do ti japi mundësinë njerëzve ta shikojnë qytetin me një tjetër këndvështrim.
E dizenjuar nga Foster + Partners, në bashkëpunim me Exterior Architecture dhe Space Syntax, SkyCycle është një itinerar prej 136-miljesh me rreth 200 pika hyrjeje ku mund të gjejnë vend 12,000 çiklistë / orë. Fakti që itinerari i biçikletave ndjek sistemin e trenit është ideal, meqë shinat e trenit janë ndërtuar për trenat me avull dhe ndjekin konture të cilat shmangin lëvizjet poshtë dhe lart.
Rruga e biçikletave mundëson lëvizje më të shpejta nga njëra zonë e qytetit në tjetrën dhe përshpejton kohën për arritjen në destinacion deri në gjysëm ore duke shmangur trafikun e përditshëm. Këto janë shembuj shumë të mirë jo vetëm për të shmangun trafikun, por gjithashtu për të rivitalizuar zonat industriale të lëna pas dore prej vitesh.