Përdoruesit e WhatsApp kanë kohë deri me 15 maj të pranojnë një azhornim të diskutueshëm të privatësisë ose rrezikojnë të humbasin aksesin në aplikacion.
Përditësimi, i njoftuar afër fillimit të këtij viti, ka të bëjë me ndryshimet e politikave të nevojshme për të lejuar përdoruesit të dërgojnë mesazhe bizneseve në aplikacion.
Sidoqoftë, kur u njoftua për herë të parë në fillim të këtij viti, ngjalli frikë se WhatsApp do të fillonte të ndante informacionin personal të përdoruesve me kompaninë e tij mëmë, falë një deklarate me fjalë të ngathëta. Fatmirësisht, WhatsApp që atëherë ka konfirmuar se nuk është kështu.
Përdoruesit që nuk pranojnë azhornimin deri të Premten nuk do të kenë mundësi të hyjnë në listën e tyre të bisedave, që do të thotë se nuk do të kenë aftësinë për të dërguar dhe marrë mesazhe.
Por ata përsëri do të jenë në gjendje të përgjigjen në thirrjet telefonike dhe video hyrëse dhe të marrin njoftime për një kohë të shkurtër, konfirmoi WhatsApp. Askush nuk do t'i fshijë llogaritë e tij ose të humbasë funksionalitetin e WhatsApp më 15 maj për shkak të këtij azhurnimi, thotë WhatsApp në qendrën e tij të ndihmës.
Ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni hyrjen në listën tuaj të bisedave, por përsëri mund të përgjigjeni në thirrjet telefonike dhe video hyrëse. Sidoqoftë, përdoruesit që nuk e kanë pranuar azhurnimin pas 15 majit do të fillojnë të shohin një kujtesë 'këmbëngulëse' për ta bërë këtë, shton firma.