×
Secondary Adv

Ja kush jane shtetet qe do te dominojne boten ne 2050

Share on Google+

 

Parashikimi i së ardhmes së një vendi është një detyrë e vështirë, sepse përfshin analiza komplekse të sistemeve vitale ekonomike dhe të infrastrukturës.

 

Sipas një parashikimi shkencor, të bazuar në cilësinë e sistemit të arsimit, institucioneve demokratike, normave të fertilitetit dhe sundimit të ligjit, ja kush do te jenë vendet më të pasura në vitin 2050!

 

15. Rusia – 1.87 trilion dollarë

 

Pavarësisht  parashikimeve se Rusia do të ketë 31 për qind më pak popullsi të punësuar, deri në vitin 2050 ekonomia e saj parashihet t’ia kalojë asaj të Australisë dhe Argjentinës dhe të ngjitet dy vende më lart në listën e vendeve më të pasura në botë .

 

14. Spanja – 1.95 trilion dollare

 

Megjithëse problemet aktuale ekonomike të Spanjës që janë si rezultat i rritjes së çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme me 44 për qind, në periudhën 2004-2008 dhe uljen e parashikuar të popullsisë së punësuar me 11 për qind, në vitin 2050 Spanja pritet të mbetet në listën e  top 15  vendeve më të pasura në botë, në të cilën aktualisht renditet e 13-ta.

 

13. Korea e Jugut – 2.06 trilion dollarë

 

Për shkak të rënies së fertilitetit në njëzet vitet e fundit, ky vend ka përjetuar një zvogëlim të popullsisë së punësuar. Koreja e Jugut pritet të jetë  e 13- ta në listën e vendeve më të pasura në botë.

 

12. Turqia – 2.15 trilion dollarë

 

Falë normës së fertilitetit mbi mesataren, ky vend parashikohet të përjetojë një rritje të qëndrueshme të popullsisë së punësuar dhe të ngjisë gjashtë pozicione në listën e vendeve më të pasura në botë në 2050-ën , duke u renditur e 12-ta.

 

11. Italia – 2.19 trilion dollarë

 

Parashikohet që deri në vitin 2050 të ulet me 23 për qind popullsia e punësuar e këtij vendi, që aktualisht është në vendin e shtatë në listën e vendeve më të pasura në botë.

 

10. Kanada – 2.29 trilion dollarë

 

Kanadaja është aktualisht vendi i dhjetë më i pasur në botë dhe parashikohet të mbetet i 10 edhe në vitin 2050. Ekonomia e këtij vendi i bëri ballë stuhisë së krizës ekonomike falë sistemit të tij të fortë bankar që renditet ndër më të qëndrueshmit në botë.

 

9. Franca – 2.75 trilion dollarë

 

Për shkak të sfidave ekonomike Franca parashikohet të zbresë nga vendi i gjashtë, ku renditet aktualisht, në të nëntin në vitin 2050.  Sipas parashikimeve krahasuar me pjesën tjetër të botës së zhvilluar, gjatë dekadave të ardhshme Franca do të mbetet prapa në aspektin e rritjes së të ardhurave për frymë.

 

8. Meksika – 2.81 trilion dollar

 

Megjithëse parashikimet e kanë renditur Meksikën nga vendi i 13-të që mban aktualisht në të 8-in në 2050, për sa i përket të ardhurave për frymë ky vend do të zbresë nga i 42-ti në atë të 47-in në botë.

 

7. Brazili – 2.96 trilion dollarë


 
Që nga periudha 1986 -1994, në të cilën inflacioni vjetor ishte më i madh se 500 për qind, ky vend është rimëkëmbur dhe është një ndër ekonomitë më të mëdha në botë. Pavarsisht renditjes në vendin e 7 për nga pasuria, të ardhurat për frymë në Brazil pritet të bien nga vendi i 52-të në atë të  61-in në botë.

 

6. Mbretëria e Bashkuar – 3.58 trilion dollarë

 

Deri në vitin 2050, Mbretëria e Bashkuar pritet të pozicionohet e gjashta në listën e vendeve më të pasura në botë. Aktualisht Mbretëria e Bashkuar ndodhet e pesta në botë, por kjo pritet të ndodhë për shkak të ekonomisë në rritje të Indisë, e cila kohët e fundit e ka arritur shifrën trilionë.

 

5. Gjermania – 3.71 trilion dollarë


 
Në vitin 2050, Gjermania parashikohet të jetë ekonomia më e madhe në Evropë. Por për shkak të zvogëlimit të numrit të popullsisë në 11 milion, që parashihet të ndodhë deri në vitin 2050, për nga të ardhurat për frymë ky vend pritet të renditet nga vendi i 18-të, ku ndodhet aktualisht në atë të 10-in në botë.

 

4. Japonia – 6.43 trilion dollarë


 
Nga të gjitha vendet e pasura, Japonia është duke u përballur me problemet më të këqija demografike për shkak të normës së ulët të fertilitetit dhe plakjes së shpejtë të popullsisë. Sipas parashikimeve popullsia e punësuar në këtë vend pritet të ulet me 37 për qind, ndërsa popullsia e përgjithshme  do të zvogëlohet në 25 milionë.

 

3. India – 8.17 trilion dollarë


 
India është një shembulli sesi mund të kesh përfitime ekonomike nga rritja e popullsisë. Deri në vitin 2050, ky vend parashikohet të jetë në 5-shen e parë të vendeve më të pasura në botë dhe të bëhet vendi i parë në botë me një miliard e gjysmë banorë, duke ia kaluar edhe Kinës.

 

2. SHBA – 22.27 trilion dollarë

 

Ndonëse ka tregues të fuqishëm ekonomik dhe një normë të fertilitetit mbi mesatare, aktualisht  është vendi më i pasur në tokë. Por sipas parashikimeve rritja e pasurisë për frymë do të jetë e ngadalshme dëri në 2050, pas Luksemburgut dhe Norvegjisë.

 

1. Kina – 25.33 trilion dollarë

 

Kina parashikohet të jetë vendi më i pasur në botë në vitin 2050. Ky vend, i cili deri në vitin 2049 pritet të përvetësojë në sistemin e saj ekonomik Hong Kongun dhe Makaon do të ketë një rritje të ngadaltë të popullsisë, e cila do të rezultojë në uljen e të punësuarve.


Më të lexuarat