Nëse jeni një nga ata personat të cilët harrojnë se ku e kanë parkuar makinën, atëherë ja zgjidhja për ju. Një pajisje e re, ju ndihmon që ta gjeni makinën, pa pasur nevojë që të keni lidhje me internet.
E quajtur “The Automatic Parked Car Finder”, pajisja komunikon me një aplikacion në iPhone duke përdorur një lidhje Bluetooth-i për t’ju treguar se ku makina është parkuar.Kjo do të thotë shoferët harrojnë ku parkojnë makinat e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për parkime të mëdha në qëndra tregtare apo aeroporte. Pajisja lokalizon vendin ku ndodhet makina, por njëkohësisht rregjistron edhe kohen kur është parkuar, në mënyrë që të kujtojë shoferin që të shamngë gjobat e shtrenjta.
Pajisja është vetëm 8cm e gjatë dhe 4cm e gjerë, mbështetet në fuqinë e baterisë së makinës dhe krijon një pikë vendodhje virtuale në një hartë kur motori është i fikur për të treguar se ku ndodhet makina.
Në momentin kur drejtuesi i makinës kërkon të rikthehet te makina, atëherë do të shfaqet harta, bashkë me shenjën se ku është makina juaj. Gjithashtu, ky aplikacion ju tregon edhe orën e datën e parkimit, në mënyrë që ju të shmangni gjobat për shkak se orari i parkimit mund t’ju skadojë.Pajisja ka edhe pjesën hyrëse për USB, që ju lejon të karikoni “celularin e mençur” gjatë kohës kur ju jeni në lëvizje. Kjo është pajisje është në shitje nga shitësi me pakicë online Hammacher Schlemmer për 49,95 dollarë.