×
Secondary Adv

Zbulohen simptoma te reja te variantit Indian

Share on Google+

Mjekët që luftojnë me një rritje të madhe të rasteve me Covid në Indi kanë gjetur simptoma të reja të mundshme të virusit.

 

Shenjat më të njohura për t’u parë janë një kollë e vazhdueshme, temperaturë e lartë dhe humbje e shijes dhe nuhatjes. Disa të sëmurë kanë raportuar gjithashtu lodhje, dhimbje koke dhe diarre, dhe një varg "simptomash" të tjera gjithashtu janë shfaqur gjatë pandemisë.

Dhe mjekët në Bengaluru, në shtetin Karnataka të Indisë, tani besojnë se një gojë jashtëzakonisht e thatë mund të jetë një shenjë e re treguese e infeksionit. Ndërkohë acarimi dhe një kruarje ose ndjesi e paqartë e dhimbjes në gjuhë, ose më rrallë ulçera të gojës, mund të ju cojnë gjithashtu drejt virusit.

Dr Sattur këshilloi cilindo që ka simptoma që kanë të bëjnë me gojën, si dhe dobësi të rëndë të përgjithshme, të shkojnë për një test. Ai spekuloi se simptomat e reja mund të jenë për shkak të llojeve të mutuara, duke përfshirë ato të identifikuara për herë të parë në Indi, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Një simptomë e ngjashme e referuar si 'Gjuha Covid' është përshkruar më parë në MB. Shkencëtarët në MB shprehen se druhen se mutacioni mund të jetë deri në 50 përqind më i transmetueshëm sesa llojet aktuale të pranishme në vend.

India aktualisht po shkatërrohet nga një valë e dytë me infeksione që kanë arritur gati 24.7 milion të Dielën, duke u rritur me 311,170 raste të reja gjatë 24 orëve të mëparshme, ndërsa vdekjet u rritën me 4,077. India regjistron 24,68 milion të infektuar 270,284 vdekje, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.


Më të lexuarat