Shumë kompani elektronike po punojnë për ndërtimin e karikuesve për aparate elektronike, me teknologjinë që shfrytëzon energji diellore siç janë panelet solare. Disa marka prodhuese aparatesh telefonikë siç është Apple, Samsung apo LG i kanë përqëndruar objektivat e tyre për të ardhmen, në lidhje me karikuesët e baterive, pikërisht tek kjo teknologji.
Apple përveç se po mendon integrimin e kësaj teknologjie, gjithashtu po shqyrton se cila kompani elektronike do të prodhojë këto lloj karikuesish për bateritë që integrohen tek aparatet e kësaj kompanie, siç janë iPhone, iPad apo iPod.Për të luftuar nevojat në rritje për pajisje të lëvizshme të energjisë, studioja e dizajnit XD ka zhvilluar një karikues me panele në formën e një peme. Pajisja shërben si një ‘stacion’ energjie dhe quhet Ginkgo ( një lloj peme gjetherënëse halore kineze).
Ndryshe nga lloji i saj në jetën reale, karikuesi diellor vjen me një bateri të madhe litiumi 4.000 mAh të ringarkueshme për të ruajtur të energjinë diellore. Ajo është prodhuar nga materiale plastike të riciklueshme me bambu dhe një bazë alumini që përfshin një pjesë kontrolli të vogël për telefona dhe tableta.
Baza e ndriçimit LED shërben për të treguar gjendjen e baterisë së bashku me ruajtjen diskrete kabllore. Në pjesën e e pasme, pajisja ka porta USB për celularët tuaj në mënyrë që ti karikoni kur gjendja të jetë kritike. Për vetëm dy orë ju mund të karikoni smartphone-ët tuaj. Pema diellore Ginkgo është në dispozicion për blerje në dyqanet online për vetëm 120 dollarë.