×
Secondary Adv

Zbulohet vendi me i nxehte ne Toke, temperatura ekstreme

Share on Google+

Thuhet se është vendi më i nxehtë në Tokë, por të dhënat e reja sugjerojnë se Lugina e Vdekjes në Kaliforni nuk është në të vërtetë vendi më i nxehtë në planetin tonë.

 

Ndërsa ngrohtësia e ajrit në Luginën e Vdekjes mund të arrijë 56.7 °C, temperaturat sipërfaqësore janë në të vërtetë shumë më të larta në dy vende të tjera, Shkretëtira Lut e Iranit dhe Shkretëtira Sonoran e Amerikës së Veriut.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, zbuluan se temperaturat sipërfaqësore në këto dy vende mund të arrijnë deri në 80.8 °C, megjithëse Shkretëtira e Lutit është vazhdimisht e nxehtë. Ndërkohë, Antarktida mban titullin për vendin më të ftohtë në planet, me temperatura të ftohta të sipërfaqes duke u ulur në -110,9° C.

Në studim, studiuesit analizuan të dhëna satelitore me rezolucion të lartë nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke parë temperaturat globale të sipërfaqes gjatë dy dekadave të fundit. Shkretëtira është e vendosur midis një vargu malor, që do të thotë se ajri i nxehtë bllokohet lehtësisht në dunat e rërës.

Ndërsa një studim i mëparshëm, i botuar në 2011, sugjeronte që temperaturat në Shkretëtirën e Lutit mund të arrijnë 70.7° C, të dhënat e reja sugjerojnë se kjo ishte me gjasë një nënvlerësim. Në vend të kësaj, studiuesit thonë se temperaturat në Shkretëtirën e Lutit janë në të vërtetë 10 gradë më të larta se sa mendohej.

Shkretëtira Sonoran, e cila kufizohet me SH.B.A. dhe Meksikën, gjithashtu mund të arrijë temperatura jashtëzakonisht të larta, megjithëse kjo ndodh më rrallë sesa në Shkretëtirën e Lut, me gjasë për shkak të lartësisë së saj të ulët.


Më të lexuarat