×
Secondary Adv

Krijohet llamba me e vogel ne bote nga graphene-t

Share on Google+

 

Deri më tani kemi folur për zhvillime të reja teknologjike në fushën e ndricimit. Llambat LED janë bërë te nevojshme, sidomos në arredimin urban dhe atë të shtëpiak.

 


Vetëm pak kohë më parë në autostradën Tiranë –Durrës, u vendosën ndricuesa rrugorë LED, një teknologji e re në vendin tonë. Epo ja që zhvillimet e reja nuk mbarojnë këtu! Tani harrojeni llambat LED. Në të ardhmen, ndriçimi juaj mund të bëhet nga karboni.Hulumtuesit e Universitetit Columbia kanë ndërtuar një çip llambe me superpërcjelles si graphene-t për të prodhuar më pas ndriçim.

 


Graphenet janë allotrope karboni në formë dy-dimensionale, në formë gjashtëkëndore me një atom në cdo kulm. Është element themelor strukturor i allotropeve të tjera, duke përfshirë grafitin, qymyr druri dhe nanotubes e karbonit. Graphenet kanë shumë veti të jashtëzakonshme, janë rreth 200 herë më të forta se çeliku, dhe janë superpërcjellës të energjisë elektrike, me një efikasitet të madh dhe është gati transparente.

 


Ky është pothuajsë i njëjti koncept bazë, që shihni në llambat tradicionale, masat e holla prej graphene-ve janë vetëm një atom të trasha. Kjo është me padyshim drita-llambë më e vogël në botë, është transparente, gjithashtu mund të përshtatet kudo.Kjo teknologji mund të përdoret përtej ndricimit. Gjenerimi i këtij lloj ndricimi mund të cojë në një shkallë të vogël të humbjes së energjisë.

 

 

Gjithashtu, duke krijuar dritë në këtë masë mund të bëhet çelësi për zhvillimin e procesit fotonik shumë më shpejt se cipet tradicionale. Një mundësi reale është që drita fiket dhe ndizet shumë herë më shpejtë për cdo përdororues kompjuteri. Por nga ana tjetër zhvillimi i kësaj teknlogjie mund të ketë një shkallë përdorimi të gjërë dhe mund të çojë në krijimin e ekraneve TV super të holla dhe fleksible.


Më të lexuarat