×
Secondary Adv

Palma diellore ne plazhet e Dubait

Share on Google+

 

Dubai është i njohur për bëmat në projektim dhe inxhinieri sidomos kur ato bëhen për të rritur investimet dhe turizmin. Dubai ka ndërtuar kohët e fundit një palmë diellore, e cila shërben si një stacion për të karikuar pajisjet inteligjente por njëkohësisht shpërndan Wi-Fi falas, tregon informacione mbi motin për njerëzit në plazh dhe kryen një sërë funksionesh të tjera.

 


Sipas Emirates247.com, rreth 103 palma inteligjente do të instalohen në disa plazhe, duke i vënë në funksion të plazheve publike në Dubai. Sipas kryetarit të Bashkisë në Dubai, projekti do të përfshijë të gjitha plazhet publike dhe do të përfundojë në fund të këtij viti.Cdo pushues mund të shohë motin, kushtet e detit, transportin, mund të karikojë celularin, të kenë Wi- Fi falas, etj. Çdo stacion do të jetë gjashtë metra i gjatë dhe do të ketë formën e një palme, me një kapacitet prej 50 përdoruesish në të njejtën kohë.

 


Gjithashtu do të ketë edhe një pikë rimbushje telefoni, ekrane multimediale dhe një sistem konkursi publik. Çdo “pemë” është e lidhur me një qendër kontrolli qendrore dhe monitorohet gjatë gjithë kohës. Cdo Palmë inteligjente është e e pajisur me një kamera infra të kuqe 360 gradë CCTV dhe një buton emergjence.

 


Cdo stacion- palmë funksionon falë moduleve fotovoltaike të cilat janë bërë për t’u përshtatur me formën e gjetheve të saj. Këto panele kanë efikasitet më shumë se 21 për qind, dhe janë projektuar në mënyrë që të mund të ofrojnë autonomi të plotë të energjisë, pavarsisht situatave të ndryshme. Sipas Emirates247.com, “Çdo palmë ka tetë ngarkues telefoni moderne për lloje të ndryshme dhe është e pajisur me tavolina duke e bërë më të lehtë për të gjithë”.


Më të lexuarat