Rusia do ndertoje kullen e dyte me te larte ne bote
Studioja Skoceze e arkitekturës Kettle Collective, ka zbuluar pamjet e projektit për një rrokaqiell super të lartë 703 metra në Shën Petersburg, Rusi.
Kulla super e lartë do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë në botë. E quajtur Lakhta Center II, ndërtesa 150-katëshe do të kishte gjithashtu katin e fundit më të lartë të në botë me 590 metra.
Ndërtesa më e lartë në botë është 828 metra, Burj Khalifa në Dubai, e cila është projektuar nga Skidmore Owings & Merrill (SOM) dhe ka një lartësi në katin e fundit prej 585 metra. Lakhta Center II do të ngrihet pranë Lakhta Centre, selia e firmës ruse të energjisë Gazprom që përfundoi në tetor 2018 dhe aktualisht është ndërtesa më e lartë në Rusi.
Renderët nga Kettle Collective tregojnë një dizajn për rrokaqiellin super të lartë Lakhta Centre II me një formë spirale me xham të vendosur në një ekoskelet metalik.
Dizajni është edhe estetik edhe funksional pasi do të zvogëlojë forca të konsiderueshme të erës që do të ndikojnë në strukturë, nga ana tjetër do të zvogëlojë madhësinë e elementeve strukturorë të kërkuar brenda ndërtesës, tha Tony Kettle. Shtresa e jashtme e ndërtesës është krijuar nga kolona spirale, ndërsa struktura është gdhendur nga një seri atriumesh spirale të ndara me hapësira publike vertikale, shtoi ai.
Kettle Collective u themelua në vitin 2021 nga Tony Kettle dhe Colin Bone dhe ka studiot në Edinburg dhe Dubai. Gjithashtu SOM planifikon të ndërtojë një kullë 500 metra të lartë në Nju Jork dhe ndërtesën më të lartë të banimit në botë, Central Park Tower, drejt përfundimit në të njëjtin qytet.