Secondary Adv

Zbulohen vendet potenciale per shfaqjen e viruseve

Share on Google+

Ekspertët kanë zbuluar 'pikat e nxehta' globale ku mund të shfaqen koronavirusë të rinj vdekjeprurës, të nxitur nga ndryshimet globale.

 

Copëtimi i pyjeve, zgjerimi bujqësor dhe prodhimi i bagëtive po sjellin njerëzit në kontakt më të ngushtë me lakuriqët e natës, të cilat dihet se mbartin sëmundje zoonotike, përfshirë Covid-19.

Kushtet janë 'të favorshme' që sëmundjet të kalojnë nga lakuriqët e natës tek njerëzit, veçanërisht në Kinë, ku një kërkesë në rritje për produktet e mishit ka shtyrë zgjerimin e bujqësisë në shkallë të gjerë, të bagëtive industriale. Prodhimi i përqendruar i bagëtive është shqetësues sepse bashkon popullata të mëdha të kafshëve gjenetikisht të ngjashme, shpesh të shtypura nga imuniteti, të cilat janë shumë të prekshme nga shpërthimet e sëmundjeve, thonë studiuesit.

Zonat e tjera kryesore të nxehta globale jashtë Kinës gjenden në Java, Butan, Nepali lindor, Bangladeshi verior, shteti i Kerala (Indi) dhe India verilindore. Ndërsa ka edhe zona me rrezik të ulët në Kinën jugore, analiza gjithashtu zbuloi se pjesë të vendit në jug të Shangait, si dhe Japonia dhe Filipinet veriore, rrezikojnë të bëhen pika të nxehta me copëzime të mëtejshme të pyjeve.

Ndërkohë, pjesë të Azisë Kontinentale Juglindore (Indokinë) dhe Tajlandë mund të kalojnë në pika të nxehta me rritje të prodhimit të bagëtive, zbulojnë ata. Ekipi identifikoi zonat e copëzimit të pyjeve, vendbanimet njerëzore dhe prodhimin bujqësor dhe blegtoral, të cilat ata i krahasuan me habitatet e njohura të lakuriqëve.

Kjo i lejoi ata të gjenin vendet e mundshme të nxehta ku habitati është i favorshëm për këto specie lakuriqësh (Rhinolophidae), dhe ku viruset zoonotikë mund të kërcejnë nga lakuriqët e natës tek njerëzit.


Më të lexuarat