×
Secondary Adv

June, furra qe di si te gatuaje ushqimin!

Share on Google+

Mund të tingëllojë e cuditshme por falë një sistemi inteligjent kjo furrë mund të gatuajë cdo gjë vetë dhe nëpërmjet një aplikacioni të lidhur me smartphone ne mund të bëjmë foto dhe t’i shpërndajmë ato me pas në rrjetet sociale.

 


Kjo sobë inteligjente quhet June dhe në pamje të parë duket si një furrë elektrike normale, por ka një “zemër teknologjike”. Një fotokamera Full HD brenda procesorit të gjeneratës së fundit, nga lidhje Wi-Fi tek një aplikacion i posacëm për të pasur gjithçka nën kontroll në distancë.

 


Soba është krijuar nga një zhvillues gjatë një startup-i në San Francisko. Fotokamera e brendshme të tregon në kohë reale gatimin në smartphone. Përveç kësaj, ajo arrin të identifikojë, duke përdorur algoritme, se çfarë kemi vendosur në furrë, dhe falë edhe peshores së integruar të sugjeron temperaturën dhe kohën e përgatitjes në bazë të shijeve të pronarit.

 


Në sobë është i montuar një procesor tegra K1 quad core që ende i vështirë të gjendet tek telefonët smart apo tabletët dhe ka një ekran 5 polsh, për të dhënë komandat, dy ventilatorë dhe gjashtë rezistenca ngrohjeje me fibra karboni për të gatuar.

 

 


Aplikacioni që lidhet me furrën të jep mundësinë të shohësh si të vazhdosh me gatimin dhe të vendosësh kur duhet ta ndërpresësh apo ta zgjasësh procesin e pjekjes. Përveç kësaj soba dërgon njoftimin në smartphone kur pica apo pula juaj është pothuajse gati, apo kur është koha të rrotullosh biftekun apo të heqësh tavën me patate nga soba.

 


Së fundi, furra Junen vjen me një temperaturë bazë të brendshme që ju duhet, e cila mund të jetë në dispozicion për cdo lloj gatimi. Soba kushton 1495  dollarë nëse porositet para 10 korrikut dhe 2995 dollarë pas publikimit zyrtar të saj.


Më të lexuarat