×
Secondary Adv

Samsung rrit sigurine rrugore me kamionin e sigurte

Share on Google+

 

Pjesa më e madhe e aksidenteve rrugore ndodh kur drejtuesi përpiqet të parakalojë makinën që ka përpara. Gjithkush që ka drejtuar një makinë e di se sa e vështirë është të parakalosh një kamion në një rrugë me një korsi të vetme, pasi nuk mund të shohësh nëse po vjen një makinë nga ana e kundërt.

 

 

Samsung është duke shpresuar për të zbatuar një teknologji të re që do të shpëtojë jetën e shoferëve që janë të apasionuar pas shpejtësisë apo janë të paduruar, sidomos kur për para tyre ndodhet një kamion, në autostrada me një korsi, ose në rrugë të ndryshme.

 

 

Kompania koreane do të hapë një linjë për “kamionat e sigurtë” pasi është frymëzuar si pasojë e numërit të lartë të aksidenteve, sidomos në Argjentinë, që mban rekordin për aksidentet që ndodhin në raste parakalimesh në rrugët me një korsi.Kamionët e rinj do të përdorin kamera, video dhe ekrane të mëdha për t’i lejuar shoferët që të shohin se cfarë po vjen pas tyre, duke shmangur cdo rast rreziku.Automjetet do të kenë gjithashtu edhe kamera me Wi-Fi në pjesën ballore për të kapur rrugën përpara. Imazhet nga kamerat do të transmetohet në një panel video të bërë nga katër vëzhguese video të vendosura në anën e pasme të kamionit. Këto vëzhguese do ti japin shoferit një pamje të asaj se cfarë po ndodh madje edhe gjatë natës.

 

 

Samsung ka testuar një prototip të kamionit, por modeli i testi nuk është shumë funksional. Kompania ka konfirmuar se pavarsisht testimit, ata po bëjnë modifikimet e nevojshme për të treguar se kjo teknologji është vertet efikase dhe se jeta mund të ruhet.


Sipas kompanisë hapi tjetër është që të kryen analizat përkatëse në mënyrë që të përputhen me protokollet ekzistuese kombëtare për të marrë lejet dhe miratimet e nevojshme. Për këtë, Samsung është duke punuar së bashku me OJQ-të dhe qeveritë. Në Argjentinë, në cdo orë vdes një person nga aksidentet automobilistike.


Më të lexuarat