Secondary Adv

Xbox prezanton mini frigoriferin Series X

Share on Google+

Microsoft ka zbuluar një mini frigorifer që i ngjan Xbox Series X të ri.

 

Microsoft zbuloi mini frigoriferin në një video, duke shfaqur të gjitha shkëlqimet dhe rrethanat e rezervuara zakonisht për një console të re. Për herë të parë në historinë e Xbox, një sistem i ri që i lë të tjerët të ftohtë, mini frigoriferi më i fuqishëm në botë, thotë video.

Frigorifeir po vjen në 'festat e 2021', sipas Microsoft, që do të thotë se duhet të jetë në dispozicion për t'u blerë si një dhuratë e Krishtlindjes, megjithëse vendet ku do të jetë I disponueshëm dhe cmimet nuk janë njoftuar. 

Kur Microsoft zbuloi konsolën e tij Series X në Dhjetor 2019, tifozët shpejt e vunë re ngjashmërinë e saj të çuditshme me pajisjen e kuzhinës, kryesisht për shkak të formës së saj të trashë, drejtkëndëshe dhe ventilatorit në krye. Pastaj, në 2020, Microsoft zbuloi një kopje të frigoriferit me madhësi të plotë të Serisë X, me përmasa rreth gjashtë metra të gjatë dhe peshë 400 paund.

Kompania i ofroi frigoriferin një fituesi me fat si pjesë e një promovimi në Twitter që çoi në daljen e Serisë X. Tani, Microsoft po ofron një version më të vogël të këtij modeli mbresëlënës si shoqërimin perfekt të një seance lojrash që zgjat disa orë.

Firma thotë se ka 'arkitekturë ftohëse të shpejtësisë', që do të thotë se mban pije të freskëta kur lidhen me një furnizim me energji elektrike. Nga video promovuese, mund të mbajë të paktën 10 kanaçe 330ml të pijeve tuaja të zgjedhura.


Më të lexuarat