Miracle Garden, kopshti me i madh i luleve ne bote
Shkretëtira nuk është vendi ku pret që të gjesh kopshtin më të madh të luleve në botë. Megjithatë, në Dubai gjendet Miracle Garden, kopshti më i madh në botë, me 45 milionë lule, në një sipërfaqe prej 15.5 hektarësh, me ngjyra dhe forma që të lënë pa frymë, me harqe në formë zemre dhe kështjellat të stolisura. Aty gjenden lule nga e gjithë bota.
Ky kopësht magjik ndodhet në veriperëndim të Arabisë dhe është një ndër atraksionet më të mëdha për turistët dhe është pjesë e rekordeve Guinness, si kopshti me shtrirjen më të madhe vertikale. Në Miracle Garden të Dubait gjenden miliona lule në forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet. Kopshti ka një dizajn të mahnitshëm, formë dhe strukturë të përkryer.
Kombinimet fantastike të ngjyrave janë realizuar nga 45 lloje lulesh. Kjo zonë ofron një parking të hapur, parkim për persona të rëndësishëm, dhomë lutjesh, blloqe tualetesh, dhomë sigurie, dhomë të ndihmës së parë, karroca për vizitorët me aftësi të kufizuara, kioska dhe të gjitha shërbimet për të lehtësuar qëndrimin e vizitorëve.
Kopshti është i hapur për herë të parë në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013, dhe ishe projektuar si një atraksion turistik. Sistemi i ujitjes është më moderni në botë, ai bën të mundur riciklimin e ujit duke kursyer deri në 75 për qind të tij dhe energjisë, ndërsa shmang edhe avullimin e ujit. Miracle Garden në Dubait qëndron i hapur nga ora 10:00 deri në 22:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 10:00 deri në mesnatë në fundjavë dhe ditë festash.
Kompania e peizazhit, Akar, ndërton kopshte me një shumëllojshmëri lulesh dhe në forma nga më të ndryshmet - shumica e të cilave janë të rralla dhe shihen për herë të parë në Lindjen e Mesme, të tilla si petunias dhe geraniums.