Secondary Adv

Aston Martin zbulon kullen e rezidencave luksoze

Share on Google+

Aston Martin zbulon imazhet e apartamenteve në kullën e re të rezidencave luksoze në Miami.

 

E përcaktuar nga gjeometria e saj e butë dhe fluide, kulla do të qëndrojë si një pikë referimi e re përgjatë bregdetit të Miamit. Koleksioni përfshin shtatë penthouses dhe 38 rezidenca 'line 01'. Ndërtimi i kullës luksoze rezidenciale pritet të ketë përfunduar në fund të vitit 2022.

Rezidencat Aston Martin në Miami do të qëndrojnë si një përzierje e arkitekturës dhe artit bashkëkohor. Vëllimi i përgjithshëm i zhvillimit luksoz është krijuar për të kujtuar formën e velave, duke festuar pozicionin e saj përpara oqeanit.

Drejt pjesës së brendshme, rezidencat janë të kuruara për të shprehur një atmosferë elegante dhe harmonike. Shtatë apartamentet njëkatëshe të koleksionit aston martin në Miami do të jenë në dispozicion nga 16.7 milion dollarë në 25 milion dollarë.

Këto apartamente do të fillojnë nga kati i 56-të dhe do të jenë në dispozicion pas përfundimit në fund të vitit të ardhshëm. 38 rezidencat  ‘line 01’, duke filluar në katin e 15-të, do të fillojnë nga 5,525,000 dollarë.

Ato janë kulmi i luksit dhe elegancës, stilit dhe bukurisë dhe rezultati i një bashkëpunimi frymëzues midis arkitektëve dhe ekipit të dizajnit aston Martin.


Më të lexuarat