Secondary Adv

Se shpejti testi qe identifikon covidin e zgjatur

Share on Google+

Një test i ri i gjakut që identifikon Covidin e zgjatur mund të zhvillohet së shpejti.

 

Ndërsa antitrupat sulmojnë viruse, autoantitrupat ndezin qelizat e shëndetshme dhe mund të jenë arsyeja për simptomat më të gjata të Covid, thuhet se kanë zbuluar studiuesit në Imperial College London.

Danny Altmann, profesor i imunologjisë, ka thënë se një test gjaku mund ta zbulojë atë dhe mund të jetë gati brenda gjashtë deri në 18 muaj. Unë jam mjaft optimist, prandaj shpresoj që brenda gjashtë muajve të kemi një test të thjeshtë gjaku që mund të merrni nga mjeku juaj i përgjithshëm, u shpreh ai.

Prof Altmann thotë se është e mundur që disa njerëz të kenë Covid të gjatë me virusin që qëndron në trup ndërsa të tjerët do të kenë probleme të tjera me sistemin e tyre imunitar.

Studiuesit kanë zbuluar se të mbijetuarit e lënë me simptoma të zgjatura kanë një model të pazakontë të antitrupave në gjakun e tyre. Kjo ngre mundësinë që të sëmurët nga mund të zbulohen së shpejti përmes një testi të thjeshtë. Asnjë test ose kurë diagnostifikuese aktualisht nuk ekziston.

Studiuesit thonë se pacientët mund ta kenë të vështirë të bindin mjekët se vuajnë vërtet nga simptoma të kovidit të gjatë, të tilla si lodhje dhe dhimbje koke. Dihet shumë pak për Covidin e gjatë, një term ombrellë për simptomat që zgjasin për më shumë se 12 javë pasi janë infektuar.


Më të lexuarat