×
Secondary Adv

Harrojini celesat, hapni shtepine tuaj me shenjen e gishtit!

Share on Google+

 

Sistemet e sigurisë për shtëpi gjithmonë kanë premtuar produkte dhe zgjidhje inovative që lidhen me smartphonet për të zëvendësuar çelësat, por modeli i fundit është një hap edhe më tej.

 


Ola është celësi i parë skaner për gjurmat e gishtave, që hapet thjesht duke njohur shenjën e gishtit të madh të pronarëve. Ajo gjithashtu mund të ruajë gjurmët e miqve dhe të afërmve, si edhe të japë qasje të përkohshme për njerëz të caktuar.Ky sistem inteligjent për dyer është zhvilluar në Pekin. Aktualisht në dispozicion për 159 dollarë në kickstarter, dhe pastaj pas hedhjes në treg në Maj të 2016 do të kushtojë rreth 179 dollarë.

 

Enter the Wave- Ola fingerprint smart lock intro from Ola on Vimeo.


Kur gjurma e gishtit skanohet, imazhi ruhet në një aplikacion shoqërues për smartphone. Pas marrjes së komandës dera do të hapet, nëse nuk e njeh shenjën e gishtit nuk do të hapet.  Aplikacioni pritet të jenë në dispozicion në iOS dhe Android.Rip Guo, projektuesi i Ola ka nisur një fushatë në kickstarter për të financuar prodhimin e tij dhe ka grumbulluar deri më tani një shumë prëj 42,335 dollarësh, nga objektivi që është 125,000 dollarë.

 


Z. Guo shpjegoi se: “Ky celës do të rrisë sigurinë tuaj dhe ne e dimë që kanë ndryshuar që nga shpikja e tyre”. Pasi instalohet ajo mund të hapet më shumë se 30.000 herë para se katër bateritë AA të zëvendësohen. Sipas projektuesve kjo është e barabartë me dy vjet përdorim normal. Harrojeni çelësat, siguroni shtëpinë tuaj me “celësin inteligjent” për 179 dollarë!


Më të lexuarat