×
Secondary Adv

10 ndertesat me te shtrenjta ne bote!

Share on Google+

 

Për të vërtetuar vlerën monetare, hulumtuesit kanë krahasuar pamjen, kualitetet estetike dhe brendin e ndërtimeve. Portali Architecture and Design ka publikuar së fundmi një listë të përditësuar të ndërtesave më të shtrenjta një botë.

 

Bëhet fjalë për “struktura të komplikuara që kërkojnë shuma marramendëse për tu ndërtuar. Ja cilat janë 10 ndërtesat më të shtrenjta në botë:

1.Marina Bay Sands Resort

 

Dy ndërtimet moderne, më të shtrenjta në botë gjënden në Singapor."Marina Bay Sans" e vleresuar ne 6 miliarde dollare si dhe "Resorts World Sentosa", vlera e te cilit arrine ne 5.38 miliarde dollare."Marina Bay Sands" perbehet nga kompleksi i hoteleve me 2600 dhoma, kazinone, muzen si dhe pishinën më të lartë në botë, sepse gjendet në katin e 55-të dhe 240 metra mbi tokë. Cmimi më i ulët për për person është 419 dollarë. "Resorts World Sentosa", ndertesa e cila perfshine kazinone, parkun Universal Studio, parkun nenujor me te madhin ne bote, si dhe 6-te hotele qe kane 1800 dhoma, restaurante te panumerta dhe Qendren tregtare luksoze.


2. The Emirates Palace (Pallati i Emirateve)

 

Përrallat bëhen realitet teksa dëshirat tuaja trajtohen më një experiencë të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme. Nuhasni aromën e lluksit që mbush cdo cep të kësaj parajse të qetë. Pallati ka 302 dhoma Grand dhe 92 suita madhështore, secila e kombinuar me lluks me shtetin e teknologjisë artistike. Pallati Emirateve më parë drejtohej nga grupi I hoteleve lluksoze “Kempinski Hotels & Resorts”. Një prej hoteleve më të shtrenjta në botë që është ndërtuar dhe qeveriset nga qeveria Abu Dhabi-t. Qyteti, i cili është në kryqytetin e Emirateve të Bashkuara, krijon një përshtypje të madhe në turizmin e lindjes së mesme duke qenë rivali më i madh i Dubait. Hoteli me një cmim prej 3 miliard dollar është hapur që në 2005-ën.


3. The Cosmopolitan of Las Vegas.

 

Cosmopolitan në Las Vegas është një kazino dhe hotel turistik luksoz, i ndërtuar në anën perëndimore të Las Vegasit. Ajo hapi dyert e saj në 15 dhjetor të 2010-ës. I gjithë kompleksi ka kushtuar plot 3.9 miliardë dollarë. Në total, ajo ofron 2995 dhoma hoteli, një kazino 7 mijë metra katrorë, një restorant me hapësirë 28 mijë metra katrorë, dhe një palestër rreth 3.7 mijë metra katrorë. Përveç kësaj, kompleksi turistik gjithashtu përmban një teatër 1,800 vendesh dhe rreth 14 mijë metra katrorë. Kompleksi turistik ka tre lloje të ndryshme pishinash: një për relaksim, një klub ditë dhe një klub nate.


4. The Wynn

 

Wynn është një resort dhe kazino që është vendosur në Rripin e Las Vegasit në Nevada. Resorti ka kushtuar plot 2.7 miliard dollarë dhe u emërua sipas zhvilluesit të kazinos Steve Wynn. I gjithë resorti turistik mbulon një sipërfaqe prej 215 hektarësh. Hoteli ka 45 kate dhe plot 2716 dhoma. Resorti Wynn ka hapur dyert në 28 prill të vitit 2005.


5. The Venetian Macao

 

Makao Veneciane (The Venetian Macao) mban kazinon më të madhe në botë dhe është struktura e vetme e llojit të tillë në Azi. Totali i hapësirës së kazinos është 50.700 m2. Ndërsa kostoja e projektit në total është 2.4 miliard dollarë. Për vite me radhë Las Vegasi, i ashtuquajturi Kryeqyteti i Zbavitjes, ka qenë qendra e lojërave të fatit, por një “mbretëri” e re e këtyre lojërave lindi në Azi, pikërisht në Makao. Makao Veneciane (The Venetian Macao) quhet hoteli luksoz i cili në vete ka edhe kazinon i cili u modelua nga një ndërtesë pushimi bazë në Las Vegas. Kazino përmbanë disa zona themelore të fatit : Peshku i Artë, Dragoi i Kuq dhe Fenix që të gjitha këto luhen në një total prej 3400 makinash fati, dhe 800 tavolina për kumar. Ky Hotel u përfundua në korrik të vitit 2007 dhe për turistët zyrtarisht u hap më 28 gusht 2007. Kompleksi turistik ka 3000 apartamente dhe 15.000 vende për argëtim duke përfshirë aktivitete të ndryshme sportive.


6. The Antilia

 

Shtëpia private më e shtrenjtë në botë? E fillojmë me ndonjë numër: ka 27 kate; më shumë se 37 mijë metra katrorë sipërfaqe, më e madhe se Reggia e Varsailles; 6 kate parkimi nëntokë; 3 vende për ngritje-zbritje helikopterësh; 9 ashensorë. Për ta ndërtuar pronari ka harxhuar një dollarë, aq sa mund të krahasohet me shtatë “World Trade Center”. Për ta mirëmbajtur, janë të punësuar 600 persona. Ndodhet në zemër të Mumbait. Quhet “Antilia” dhe i takon miliarderit Mukesh Ambani, njeriu më i pasur i Indisë.


7. The Bellagio

 

Në qoftë se shkoni në Las Vegas, sigurisht që duhet të qëndroni në hotelin “Bellagio”. Ky është një hotel i bukur dhe po ashtu një kazino gjigante. Shumë i popullarizuar për burime e saj, kompleksi është pronë e MGM. Ajo është emëruar dhe frymëzuar pas qytetit të Bellagio, Itali. Elementi më popullor për të është liqeni 8-acre i pozicionuar në mes të ndërtesës. Këtu ju mund të admironi shatërvanet e famshme të Bellagio. Kulla kryesore ka 3015 dhoma dhe 46 kate. Kompleksi Bellagio hapi dyert në 15 tetor të vitit 1998, me një ceremoni që kushtoi 88 milion dollarë. Në vitin 2000 Mirage Resorts bashkua me MGM Grand Inc dhe u bë MGM Mirage. Në vitin 2010 kompania u riemërua MGM Resorts International. Në vitin 2006, kazinoja është rimodeluar dhe në vitin 2011 të gjitha dhomat kryesore u përmirësuan.


8. The Palazzo

 

Palazzo është një hotel turistik dhe një kazino luksoze që mund të gjendet në mes kazinosë Wynn dhe asaj Veneciane. Ajo mban rekordin si ndërtesa më e lartë e përfunduar në Nevada. Kazinoja u hap në 30 dhjetor, por hapjen zyrtare për  Palazzo u zhvillua në 17 janar të 2008. Ndërtesa ka një sipërfaqe totale kati prej 645 mijë m2 dhe është ndërtesa më e madhe në Shtetet e Bashkuara në drejtim të hapësirës në një kat. Palazzo ka kushtuar plot 1.8 miliard dollarë. Hoteli ka një total prej 3068 dhomash dhe 375 suita të nivelit portier. Palazzo është ndërtesa më e madhe LEED e certifikuar në Shtetet e Bashkuara. Si edhe ndërtesa e dytë më e madhe në hemisferën Perëndimore.


9.Taipei 101

 

Renditet e si ndërtesa e dytë më e lartë në botë dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 1.76 miliard dollarë. Ka 101 kate dhe ndodhet në Taipei, Taivan.

 

10. Burj Khalifa

 

Burj Khalifa është truktura më e lartë në botë e bërë nga dora e njerut. Burj Khalifa ndodhet në Dubai dhe ka 163 kate. Kostoja e saj është gjithashtu 1.5 miliard dollarë.


Më të lexuarat