Studiuesit në Universitetin Teknik të Dresdenit kanë krijuar ndërtesën e parë prej betoni që është përforcuar me fibra karboni në vend të çelikut.
Aktualisht në ndërtim në kampusin universitar TU Dresden në Gjermani, The Cube është cilesuar si "ndërtesa e parë në botë e bërë nga betoni i karbonit". Ky lloj betoni i sapo zhvilluar ofron të njëjtën forcë strukturore si betoni i përforcuar me shufra çeliku, por përdor shumë më pak beton, thonë studiuesit.
Betoni forcohet me fije të fibrave të karbonit, të cilat janë bërë duke lidhur së bashku shumë fibra karboni-fije ultra të holla të kristaleve të pastër të karbonit-duke përdorur një proces të dekompozimit termik të quajtur pirolizë. Këto fije përdoren për të krijuar një rrjetë mbi të cilën derdhet betoni.
Me një mur që paloset për t'u bërë një çati, forma e ndërtesës merr frymëzim nga vetitë e lehta dhe fleksibël të fibrave të karbonit. Ndërtesa do të jetë një ekspozitë për një projekt kërkimor të TU Dresden të quajtur C³ - Carbon Concrete Composite, i cili mbështetet nga Ministria Federale Gjermane e Arsimit dhe Kërkimit.
Qëllimi i projektit është të eksplorojë përdorimet e mundshme të këtij materiali të ri në ndërtim. Betoni i karbonit mund të kontribuojë në proceset e ndërtimit më fleksibël dhe që kursejnë burimet, dhe kalimi në beton karboni mund të zvogëlojë emetimet e CO2 nga ndërtimi deri në 50 përqind, tha Henn.