Secondary Adv

Krijohen materialet e ndertimit vetriparuese

Share on Google+

Blloqe të vogla ndërtimi 3D të bëra nga baktere të modifikuara gjenetikisht që riparojnë dëmin e tyre mund të përdoren për të rregulluar xhamat e krisur ose gropa në rrugë.

 

Teknologjia, e zhvilluar nga shkencëtarët në Kolegjin Imperial në Londër, përbëhet nga kultura fluoreshente të qelizave në formë sfere 3D, të njohura si sferoide, të cilat kanë sensorë që zbulojnë dëmtimet.

Këto sferoide 3D pastaj mund të rregullohen në forma dhe modele ashtu si blloqet e ndërtimit. Ekipi zgjodhi bakteret Komagataeibacter rhaeticus për hulumtimin pasi është jo-lëvizëse, që do të thotë se i mungon aftësia dhe strukturat për të nxitur veten.

Për të testuar materialet e gjalla të krijuara (ELM), shkencëtarët hapën vrima në një shtresë të trashë të celulozës bakteriale-materiali i ngjashëm me skelat e bërë nga disa baktere në të cilat prodhohen ELM. Pas 3 ditësh, sferoidët riparuan dëmtimin dhe rivendosën qëndrueshmërinë dhe pamjen e materialit origjinal. ELM përmbajnë qeliza brenda materialit që e lejon atë të riprodhojë materialin e tij.

Hapi tjetër është zhvillimi i blloqeve të ndërtimit sferoid me veti të ndryshme dhe kombinimi i tyre me materiale të tjera si pambuku, druri dhe sfungjerët. Në fund të fundit, kërkimi mund të rezultojë në të gjitha llojet e produkteve të reja nga filtrat biologjikë dhe pajisjet elektronike të implantueshme në rrugët që rregullohen vetë.


Më të lexuarat