Apple do te lancoje ne treg nje IPhone me ekran te lakuar
Apple është duke zhvilluar një iPhone me ekran të lakuar, i cili mund të dale në treg në 2018. Sipas burimeve zyrtare celulari i ri do të ketë një ekran të ngjashëm me Apple Rights Watch, i bazuar në një teknologji të quajtur OLED. Ekrani pritet gjithashtu që të jetë i ndritshëm dhe me ngjyra më te mira se ekranet e tanishme të iPhone.
Burime nga site Business Korea, thane se: “Apple po i transformon produktet e saj me një diodë organike dritë-emetuese(OLED), ekranet që mund të zgjidhin pikat e saj të dobëta ekzistuese të tilla si ngjyrat, saktësia dhe shkëlqimi”.
Burimi shtoi se në qoftë se Apple nxjerr në treg një iPhone me një ekran fleksibil me bazë OLED, ajo do të krijojë një treg të madh, pasi Apple nuk e ka përdorur ende këtë teknologji në modelet e saj.Ideja është për të krijuar një smartphone të aftë që të përkulet pa krijuar dëme në ekran apo në komponentet e brendshëm. Pajisja mund të marrë komandat nëpërmjet presionit, për shembull, duke e shtrënguar atë në dorë. Për më tepër, në sajë të teknologjive të reja të cilat që do të realizohen, mund të absorbojë më mirë ndikimin e një rënie.
Të gjithë komponentët që do të plotësojnë këtë iPhone do të jenë fleksibël, nga ekrani OLED deri tek bateria dhe nga qarku deri tek telajo. Jo më alumin, normale, por plastikë dhe fibra të tjera të afta të përballojnë një fleksibilitet konstant.
Aktualisht Apple vjen me një ekran OLED fleksibël vetëm tek Apple Rights Watch.“Është shumë e mundshme që iPhone i parë fleksibël të futet në treg në 2018, dhe atualisht furnizuesit e ekranit të Apple janë duke punuar në të”, kanë thënë burime nga Business Korea.
IPhone i ardhshëm i Apple do të dalë në 25 shtator, i zbuluar nga Vodafone. Në një e-mail për stafin e Mobile News. Operatori përshkroi të gjithë informacion, duke përfshirë edhe planet për të marrë porosi për pajisjen që nga shtatori 18.