Skeleti qe ju lejon te ngrini 10 here me shume peshe se aftesia juaj
Eksoskeletet janë pajisje efikase që ndihmojnë dhe lehtësojnë proceset që kryen njeriu. Deri më tani kjo pajisje ka qenë e kufizuar vetëm në laboratore, për qëllime rehabilitimi apo ushtarake. Para pak kohësh në Shtutgart u prezantua projekti Robomate që përfshin një eksoskelet, të projektuar për përdorim industrial specifik dhe që mund të bënte 10kg të dukeshin si 1 kg.
Eksoskeletet e jashtëm forcojnë dhe mbrojnë trupin e njeriut me një funksion të posacëm, atë mbrojtës. Ata janë të dizajnuara kryesisht për përdorim ushtarak, ndërsa në botën civile mund të përdoren për të ndihmuar zjarrfikësit dhe punëtorët që janë të punësur në mjedise të rrezikshme.
Përveç kësaj, në fushën e mjekësisë, skelete të tilla mund të përdoren në transmetimin dhe lëvizjen e pacientëve mbipeshë.Sipas Aleancës së Fondacionit të Punës, në Bashkimin Europian rreth 44 milionë punëtorë vuajnë nga çrregullime muskuloskeletale, madje në disa industri punëtorët ngrenë 10 ton në ditë. Projekti Robo-Mate ka filluar që në vitin 2013, si një konsorcium i përbërë nga dymbëdhjetë institute kërkimore dhe nga shtatë kompani të vendeve Europiane.
Qëllimi ishte për të krijuar një eksoskelet që do të jetë në gjendje për të vepruar si një kornizë mbështetje, i aftë për të zvogëluar ngarkesën e punës fizike. Eksoskeleti është i përbërë nga module mbështetëse për këmbët, bustin e trupit dhe të krahëve. Modulet sigurojnë mbështetje aktive në krahët e përdoruesit duke marrë pjesë më të madhe të ngarkesës dhe duke bërë që përdoruesi të mos ndjejë peshën reale, por vetëm një të dhjetën e saj.
Modulet e krahut janë të bashkangjitura me atë të bustit dhe ofrojnë një mbështetje maksimale për shpinën, duke parandaluar dëmtimin e mundshëm të shtyllës kurrizore. Modulet e këmbëve sigurojnë mbështetje për kofshët e brendshme dhe shmangin tërheqjet muskulore apo dëmtimet e mundshme si pasojë e peshave të rënda.
Prototipi i parë u shfaq gjatë një demonstrate në Fraunhofer IAO në Shtutgart më 12 qershor. Megjithatë ekipi ka deklaruar se duhet ende shumë punë përpara se pajisja të jetë e gatshme për përdoruesit. Deri tani, kërkesat e sigurisë së eksoskeletit janë të efektshme dhe janë vlersuara. Ndërsa njësia po zhvillohet në mënyrë që ajo të jetë e pranueshme për punëtorët si një mjet i përditshëm i tyre.