Secondary Adv

Krijohet karburant nga ajri dhe rrezet e diellit

Share on Google+

Shkencëtarët kanë krijuar karburant nga ajri dhe rrezet e diellit për herë të parë, duke i hapur rrugë prodhimit të karburanteve hidrokarbure neutrale ndaj karbonit.

 

Studiuesit e quajtën zbulimin e tyre 'një moment historik të rëndësishëm' që mund të ndihmojë përfundimisht në dekarbonizimin e sektorit të aviacionit, por thanë se ende nevojitet shumë punë për të përmirësuar procesin.

Sistemi i mini-rafinerisë funksionon duke kapur fillimisht dioksidin e karbonit dhe ujin nga ajri. Këto pastaj futen në një reaktor diellor i cili i shndërron ato në një përzierje të monoksidit të karbonit dhe hidrogjenit (singas).

Së fundi, singasi konvertohet në hidrokarbure të lëngëta, të cilat mund të përfshijnë vajguri, benzinë, metanol ose lëndë djegëse të tjera, për të prodhuar një burim alternativ energjie.

Shkencëtarët zbuluan se sistemi eksperimental funksiononte me sukses dhe në mënyrë të qëndrueshme nën rrezatim diellor të ndërprerë.

Ata thanë se prodhoi 32 mililitra metanol në një punë tipike shtatë-orëshe në ditë, duke demonstruar qëndrueshmërinë teknike të një procesi të prodhimit të karburantit diellor.


Më të lexuarat