Secondary Adv

OBSH paralajmeron nje mungese globale shiringash

Share on Google+

Mund të ketë një mungesë globale shiringash vitin e ardhshëm, me një deficit që i afrohet 2 miliardë, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

 

Mungesa është rezultat i fushatave botërore të vaksinimit kundër COVID-19 me më shumë se 7.25 miliardë doza të administruara në mbarë globin, sipas AFP, dyfishi i numrit të vaksinave standarde të dhëna në 1 vit.

Si rezultat, dy herë më shumë shiringa po përdoren, duke pakësuar furnizimet globale. Nëse prodhimi nuk rritet, mund të çojë në grumbullim dhe blerje paniku, dhe të pengojë përpjekjet për të mbrojtur njerëzit nga një sërë sëmundjesh, tha OBSH.

Në varësi të mënyrës se si shkon marrja e vaksinës, mund të jetë një deficit diku nga 1 deri në 2 miliardë.

Bazuar në një skenar prej rreth 7 mld njerëzve që kanë nevojë për 2 doza të vaksinës së Covid nga tani deri në 2023, dhe një kapacitet prodhues global prej rreth 6 mld shiringash në vit, Hedman tha, është shumë e qartë se do ketë një deficit në 2022 prej mbi 1 miliard.

Një mungesë e konsiderueshme ose e zgjatur e gjilpërave mund të nënkuptojë vonesa në vaksinimet për sëmundje të tjera. Një vonesë në vaksinimet rutinë, tha Hedman, mund të ketë një ndikim në shëndetin publik 'për vitet në vijim'.

Një mungesë shiringash mund të çojë gjithashtu në praktika të pasigurta, shtoi ajo, si ripërdorimi i gjilpërave.


Më të lexuarat