×
Secondary Adv

Kepucet me taka me te rehatshme ne bote!

Share on Google+

“Këpucët me taka janë dhimbje dhe kënaqësi”... kështu shprehen shumë dizejnues në mbarë botën. Nëse ju tingëllon e cuditshme që disa shkencëtarë kanë krijuar një palë këpucë me taka në vend të dizajnerëve, mos u habisni! Shumica e grave në mbarë botën vuajnë nga lodhja që të shkaktojnë këto lloj këpucësh.

 


Thesis Couture një kompani kërkimore dhe teknologjike, e dedikuar për segmentin e modës, po përpiqet që ti bashkojë më mirë këto dy botë në mënyrë që ti ndihmojë gratë kudo. Ish-ekzekutivja e SpaceX (kompani transporti e Haspirës në SHBA) Dolly Singh është liderja që udhëheq grupin e shkencëtarëve që kanë krijuar stilettot (bazmenti i këpucëve) e famshme, në mënyrë për t'i bërë ato më të rehatshme dhe të shëndetshme.

 


“Çështja kryesore ishte për ta bërë atë një problem interesant në gjuhën e tyre. Tu kërkosh atyre të krijojnë një takë të lartë nuk është interesante”, tha Singh për The Independent. “Por, duke u kërkuar atyre që të hartonin një bazë këpuce e cila mbështetet në një strukturë të dytë të mesme dinamike dhe ka një shkallë levizje 180-shkallë të përshtatshme për trupin e njeriut, kjo po që është fantastike?


Ka studime dhe dëshmi që tregojnë që përdorimi i tejzgjatur gjatë ditës i takave të larta mund të shkaktojë dëmë seriozë në trupin e njeriut. Dhe pikërisht Thesis Couture ka si qëllim që këto probleme të evidentohen duke krijuar një strukturë mbështetëse të përshtatshme për të gjitha llojet e këmbëve.


Stilettos e reja që janë krijuar, janë tëpër inovative dhe janë të bëra nga materiale të teknologjisë së lartë të tillë si ato të hapsirës ajrore, me materiale polimere dhe plastike. Në pjesën anësore të tyre ka disa shirita dhe kanë një bazë tepër rezistene, pjesa e brendshme ka një material të butë dhe të përshtatshëm për të shpërndarë ngarkesën nga thembra në të gjithë shputën e këmbës.Inxhinierët kanë propozuar një material fleksibël për këpucët që zakonisht përdoren gjatë përgatitjeve në bordet për surfim duke sjellë një perspektive të re në industrinë e këpucëve, që nuk ka ndryshuar në 100 vitet e fundit.

 

 


Sipas kompanisë Thesis Couture, kur ky projekt të përfundojë tërësisht - dhe të patentohet siç duhet - teknologjia do të revolucionarizojë industrinë e modës. “Për pesë vjet ne do të shohim që cdo femër në tokë do të ketë taka të larta dhe të rehatshme, dhe ne e kemi gjetur mënyrën sesi kjo të bëhet realitet”, u shpeh Singh.


Më të lexuarat