Secondary Adv

Krijohet roboti qe nderton nje shtepi per 2 dite

Share on Google+

Një inxhinier Australian ka ndërtuar një robot që mund të ndërtojë shtëpi në dy orë, dhe mund të punojë çdo ditë për të ndërtuar shtëpi për njerëzit.

 

Punëtorët e ndërtimit, duhet të punojnë nga katër deri në gjashtë javë ose më shumë për të përfunduar së ndërtuari një shtëpi, plus kësaj bëjnë pushime gjatë fundjavës dhe festave. Ndërkohë që roboti mund të punojnë shumë më shpejt dhe nuk ka nevojë për të marrë pushime.

 

Roboti i quajtur Hadrian mund të zëvëndësojë muratorët. Krijuesi i tij, Mark Pivac, tha për PerthNow se kjo ishte një përgjigje e tij ndaj mungesës së punëtorëve në dispozicion - mosha mesatare e industrisë po bëhet shumë e lartë, dhe roboti do të jetë në gjendje që ta plotësojnë boshllekun që kemi.

 


Hadrian është në gjendje të vejë 1000 tulla në një orë, ndërsa mund të punojë 24 orë pa u ndalur në 365 ditë të vitit. Me një llogaritje të thjeshtë, ai mund të ndërtojë rreth 150 shtëpi për një vit.

 


“Jemi në një kohë kur teknologjia ka përparuar shumë, prandaj këtë gjë nuk mund ta bëjnë më njerëzit. Mund të shpiken pajisje të ngjashme që ta kryejnë këtë punë”, është shprehur Pivac.Roboti është 28 metra i gjatë, ndërsa mjafton që tullat të vihen në trupin e tij, pasi ai i kalon ato deri në vendin ku duhet të vendosen. E për ta pasur të qartë se ku duhet të vendosen tullat, shfrytëzohet një program 3D, ku tregohet struktura e projektit.

 


Ky robot është ndërtuar për dhjetë vite, ndërsa projekti ka kushtuar 7 milionë dollarë. Sipas shpikësit të tij , roboti pritet të hidhet në treg së pari në Australinë perëndimore dhe më pas në të gjithë botën.


Më të lexuarat