Secondary Adv

Shkencetaret krijojne materialin e ri izolues

Share on Google+

Shkencëtarët në Gjermani kanë krijuar një mënyrë për t'i kthyer kokoshkat në material izolues më pak të kushtueshëm, më të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit.

  

Izolimi i mirë redukton kostot e ngrohjes, gjë që ul emetimet e CO2, por rreth 90% e izolimit është bërë nga fibra plastike ose minerale me bazë nafte.

Këto materiale jo të rinovueshme gjenerojnë karbon gjatë prodhimit dhe rrallë riciklohen kur një ndërtesë shkatërrohet, duke shtuar ndotjen.

Një ekip hulumtues në Universitetin e Göttingen ka zbuluar pllaka izoluese të bëra nga kokoshka të grimcuara që jo vetëm që mbajnë ngrohtësinë, por ofrojnë mbrojtje të mirë kundër zjarrit dhe janë gjithashtu të papërshkueshme nga uji.

Ky proces i ri, i bazuar në atë të industrisë së plastikës, mundëson prodhimin me kosto efektive të pllakave izoluese në një shkallë industriale, tha në një njoftim studiuesja. Kharazipour së pari vuri në dukje vetitë unike të kokoshkave teksa shkonte në kinema në vitin 2008.

Duke mbajtur një copë midis gishtërinjve, ai vuri re ngjashmërinë e tij me polistirenin, materiali i përdorur për të bërë stiroporin. Megjithatë, kokoshkat nuk kanë të metat e polistirenit, i cili është treguar se dëmton mjedisin dhe është i dëmshëm për njerëzit.


Më të lexuarat