Secondary Adv

Ftese per pjesemarrjen ne Panairin nderkombetar te ndertimit BUDMA

Share on Google+

"Agencja M Promotion" po organizon panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit dhe Arkitekturës në Poloni, në emër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë.

 

Pika kryesore është pjesëmarrja në panairet e ndërtimit BUDMA që do të zhvillohen midis 1 dhe 4 shkurt 2022 në PoznaÅ„ (për më shumë detaje mbi BUDMA. Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit dhe Arkitekturës. PoznaÅ„, Poloni, 1-4 të shkurt 2022). 

 

Ne dëshirojmë të ftojmë kompani nga Shqipëria, pjesë të industrisë së ndërtimit, arkitekturës dhe materialeve ndërtimore, të marrin pjesë në këtë Panair. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të vizitojnë tre fabrika polake që operojnë në industrinë e ndërtimit, dhe një zonë të veçantë ekonomike.

 

Ne ofrojmë të gjitha kostot, (përfshirë fluturimin dhe akomodimin në Poloni). Gjithashtu ju mund të ndani informacion rreth Panairit me kompani të tjera shqiptare që mund të jenë të interesuara të marrin pjesë.

 

Më poshtë do të gjeni programin e detajuar ku përfshihen të gjitha aktivitetet e ditëve të qëndrimit. 

BUDMA. Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit dhe Arkitekturës. PoznaÅ„, Poloni, 1-4 të shkurt 2022, Programi


Më të lexuarat