Secondary Adv

Brenda qendres tregtare me te madhe ne bote

Share on Google+

 

Bëhet fjalë për qendrën më të madhe tregtare në botë të quajtur “Dubai Mall” që gjendet në Dubai është një parajsë e vërtetë për të gjithë ata që i kanë xhepat plot. Se sa madhe është qendra për të gjithë të interesuarit, mund të themi vetëm që do t’ju duhen disa ditë për ta vizuar të tërën.

 


Këto janë qendra tregtare ku dyqanet aktuale për të bërë shopping kalojnë në plan dytësor. Në të gjithë botë ka qendra vërtet spektakolare që ofrojnë argëtime të shumta, por Dubai Mall të ofron një shumëllojshmëri argëtimi si qendër skish, waterpark, poligon qitje dhe madje edhe një tunel nëntokësor akuariumi me peshkaqenë.Qendra tregtare e quajtur “Mall of the world” hapi dyert për publikun shtatorin e vitit të kaluar, shtrihet në një sipërfaqe prej 743 000 metrash katrorë dhe ka një rrjet rrugësh tregtare, temperatura e të cilave është e kontrolluar.

 


Dubai Mall është qëndra tregtare me e madhe në  botë me një sipërfaqe 1.27 milion kilometra katrore, dhe rreth 1.200 dyqane. Kompleksi gjigand përfshin këndin më të madh të lojrave në botë, si dhe një lagje kulturore ku janë të vendosura teatrot që lidhet me qindra hotele e apartamente të mobiluara në mënyrë bashkëkohore.Shëtitoret prej shtatë kilometrash të gjata lidhin të gjitha ndërtesat që gjatë dimërit qëndrojnë të hapura dhe në verë mbulohen për t’i shpëtuar nxehtësisë, ku temperaturat arrijnë deri në 50 gradë Celsius nga muaji qershor deri në shtator.

 


Dubai Mall ka 50.000 vende parkimi, parkun më të madh tematik, qendra wellness dhe 20.000 dhoma hoteli. Në të do të gjeni cdo pjezës të qyteteve të famshme në botë, për një moment mund t’ju duket vetja sikur jeni në qëndër të Amerikës, në Shën Paul të Minesotës, me një park të madh për dëfrim, e plotësuar me parqe lojërash për fëmijë si edhe një akuarium të plotë të nëndheshme, një anije pirate, dhe një waterpark gjigand.
Për ata që janë të mahnitur pas shopping, ju mund të bëni një shëtitje me gondola, mund t’ju duket si një Veneica e vogël në mes të shkretëtirës.


Më të lexuarat