×
Secondary Adv

Nje resort luksoz lundrues do ndertohet ne Dubai

Share on Google+

Kompania e menaxhimit të hoteleve luksoze Kempinski do të hapë një resort lundrues në metropolin e teknologjisë së lartë dhe ultra luksoze në botë, Dubai.

 

Kempinski Floating Palace do të jetë një ndërtesë lundruese e rrethuar nga 12 vila luksoze lundruese që mund të lundrojnë drejt ankorimeve të tjera. Pallati lundrues është i ankoruar pranë një prej plazheve më ekskluzive të Dubait.

Ndërtesa kryesore e pallatit lundrues, e strukturuar në 4 pjesë, lidhet në mes me një piramidë xhami dhe ofron të gjitha tiparet e një hoteli me 5 yje, duke filluar nga restorantet ekskluzive, baret, spa, pishinat e deri te dyqanet.

12 vilat luksoze, të lidhura me ura, janë pjesërisht në shitje, por edhe me qira nga mysafirët e hotelit. Vilat gjithashtu mund të përfitojnë nga të gjitha shërbimet e ofruara në hotel.

12 vila me 2, 3 ose 4 dhoma gjumi, dhoma të ekuipazhit dhe personelit, si dhe dhoma të brendshme dhe të jashtme të ndenjes, ofrojnë dizajne cilësore dhe elegante në 2 kate, përveç një tarracë në çati dhe një pishinë pafundësie.

Vilat, të cilat mund të lundrojnë me një shpejtësi maksimale prej 6 miljesh detare, janë të pajisura me panele diellore dhe janë projektuar të jenë miqësore me mjedisin.

Mysafirët e resortit që ka 156 dhoma, suita dhe 12 vila të ankoruara, pritet të mbërrijnë në resort me varka të shpejta ose me varkat e tyre.


Më të lexuarat