Secondary Adv

Sonda e NASA prek per here te pare Diellin

Share on Google+

Për herë të parë në histori, një mjet hapësinor ka prekur Diellin.

 

Sonda “Solar Parker” e NASA fluturoi nëpërmjet pjesës më të jashtme të atmosferës së Diellit, kurorës, dhe ka prekur pjesëza dhe fusha magnetike. Lajmi është konfirmuar nga enti hapësinor amerikan.

Ai që sapo është kaluar nga sonda Parker është kufiri i padukshëm, por që përfaqëson një hap të rëndësishëm për studimin e Diellit, si dhe kalimin më të afërt të një sonde ndaj yllit tonë.

Ai që u kalua është i ashtuquajturi kufi i atmosferës diellore, thënë ndryshe dhe sipërfaqja e Alfven, që ndan dy “botë”. 

Të dhënat tregojnë se kalimi i parë i këtij kufiri ende të paqartë do të duhej të ishte bërë në 28 prill 2021, kur sonda udhëtonte rreth 13 milion kilometra nga sipërfaqja. 

Parker do vazhdojë të orbitojë rreth Diellit duke ndjekur një lloj spiraleje që do bëjë që sonda të afrohet gjithnjë e më shumë, me qëllimin për të penetruar rreth 6 mln km larg sipërfaqes së Diellit.


Më të lexuarat