Pasaporta amerikane është renditur si më e fuqishmja në botë për vitin 2022.
Global Citizen Solutions, një kompani konsulence mbi investimet për emigracionin bazuar në të dhënat ka publikuar Indeksin Global të Pasaportave, duke përdorur një sistem të fuqishëm vlerësimi sasior për disa kritere dhe kategori.
Indeksi ka përfshirë jo vetëm faktin se në sa vende ke akses falë pasaportës që posedon, por edhe mundësitë e investimeve dhe treguesit e cilësisë së jetesës në secilin shtet.
Vendi i parë
Me një total prej 96.4 pikësh, Shtetet e Bashkuara kanë performuar më mirë në mundësinë e investimeve të reja, cilësinë e jetës dhe lëvizshmërinë e udhëtimeve. Në studimin e përgjithshëm janë përfshirë tre indekse: Indeksi i Investimeve (me një rëndësi 25%).
Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 4-t. Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 66,080 dollarësh dhe tatimin personal prej 37%, SHBA është një opsion “më i favorshëm” për investitorët.
Indeksi i Lëvizshmërisë (50%) SHBA renditet në vendin e 10-të. Një pasaportë amerikane ofron akses pa viza ose viza pas mbërritjes në 172 vende ose territore. Indeksi i Cilësisë së Jetës (25%) Shtetet e Bashkuara në vendin e 23-të.
SHBA renditet lart në shumë aspekte që lidhen me cilësinë e përgjithshme të jetës, duke përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm, lirinë, performancën mjedisore, pranimin e emigrantëve dhe lumturinë.
10 pasaportat kryesore të renditura në Indeksin Global të Pasaportave janë: