
Pishinat me te bukura...por te krijuara nga natyra!
Pushimet kanë filluar dhe ju po planfifikoni ku të shkoni! Apo endërroni vende të bukura ku mund të notoni, zhyteni, të përjetoni emocione të forta dhe unike? Larg zhurmës, larg monotonise së përditshme.
Trip Advisor ka listuar 14 mrekulli të natyrës që nuk duhen humbur, duke filluar nga Meksika, Italia, Greqia, etj. Ujë ngjyrë smeraldi apo blu, midis shkëmbinjve, pranë detit apo nën ujëvara, pamja e tyre është spektakolare dhe origjinale. Ja cilat janë pishinat më të bukura në botë të krijuara nga natyra:
Eko-Arqueological Park Ik Kil, Chichen Itza, Meksikë
Ik Kil është një cenote e njohur në Komunën Tinúm, Jukatan, Meksikë. Ajo është e vendosur në qendër veriore të gadishullit Jukatan dhe është pjesë e Parkut Arkeologjik Ik Kil afër Chichen Itza. Ajo është e hapur për publikun për not dhe shpesh është përfshirë në turne turistike me autobus. Cenote është e hapur në qiell dhe ka një nivel uji rreth 26 metra nën nivelin e tokës. Ka një shkallë të gdhendur poshtë në një platformë për not.Cenote është rreth 60 metra (në diametër dhe rreth 40 metra e thellë.
Shpella e poezisë (Grotta della Poesia) , Roca Vecchia, Itali
Shpella e poezisë ose “Grotta della poesia” ndodhet në Roca Vecchia, në provincën e Lecces. Emri i kësaj shpelle e ka origjinen nga fjala “posia” e cila në greqishten antike do të thotë“burim i ujërave të ëmbla” dhe i referohet burimit që për shekuj me radhe, rrodhi nëpër këtë zgavër ku shenjat janë akoma të dukshme edhe sot. Megjithëse nga emërtimi të gjithë besojnë se ka lidhje me poezinë.
Pishina Hamilton, Dripping Springs, Teksas, SHBA
Kjo pishinë natyrale, është krijuar nga shembja e dheut me kalimin e viteve. Ndërsa sot ajo është kthyer në një atraksion të preferuar për turistët. E rrethuar me mure gëlqerore, pishina përmban një ujëvarë e cila rrjedh nga pjesa e sipërme.
Las Grietas, Ishujt Galapagos, Ekuador
Las Grietas është një grope e thellë, dikur vullkanike që mbledh një përzierje me ujë të filtruar të freskët nga malet dhe batica e detit.Las Grietas është i arritshëm me varkë nga Embarcadero.
Pishina e djallit, ujëvara Vittoria ,Zambia
A keni dëgjuar ndonjëherë për një pishinë të rrezikshme? E pra, ju jeni duke parë ‘Pishinën e Djallit’, pishinën më të rrezikshme në botë. Ajo nuk është një pishinë artificiale por është e formuar nga natyra buzë ujëvarës Viktoria, në ishullin Livingston në Zambia. Midis shtatorit dhe dhjetorit, lumi rrjedh në një nivel të ulët duke formuar me ndihmën e pengesës së një shkëmbi, një lloj pishine. Kjo përdoret shumë nga aventurierët të cilët preferojnë të ndërmarrin rrezikun dhe të notojnë pak metra larg kaskadës së lumit.
Pishina e zanave, Isle of Skye, Skoci
Isle of Skye, i vendosura në bregun perëndimor të Skocisë, të ofron një peizazh mahnitës i kodrave skenike, formacioneve shkëmbore, kështjella, ku sipas folklorit të zonës, më parë kanë pas ekzistuar zanat. Pishina e zanave ndodhet pikërisht në këtë zonë, e formuar si pasojë e ujëvarave që rrjedhin gjatë gjithë kohës në të. Pishina ka një ujë të kristaltë dhe është e rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj me mure të harlisura me bimë.
Cummins Falls State Park, Cookeville, Tenesi - SHBA
Cummins Falls State Park është shtëpia e ujëvarës së 8 më të madhe në SHBA. Por, ajo nuk të ofron vetëm një pamje të pabesueshme, por është gjithashtu edhe një oazë freskuese për të gjithë ata që duan të notojnë aty gjatë muajve të verës.
To Sua Ocean Trench, Samoa
Një vend që të lë pa frymë. Në gjuhen lokale To Sua do të thote “gropë gjigande” dhe duke parë imazhet kuptohet përse. Kjo pishinë natyrale ndodhet 30 metra poshtë, në mes të shkëmbinjve, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet ajrit ose nëpërmjet shkallëve. Për të hyrë në këtë pishinë duhet të paguani një tarifë prej 6-15 dollarë por e gjithë eksperienca që do përjetoni nuk ka cmim. Ndodhet në fshatin Lotofaga, i famshëm për numrin e madh të pishinave natyrale të ngjashme me To Sua. Gati në të gjitha janë ndërtuar shkallë druri të posacme për të mundësuar zbritjen dhe shijimin e ujit të kristaltë. I rrethuar nga pemët dhe gjelbërimi pa fund ky është një peisazh perfekt për tu fotografuar.
Ujëvara Erawan, Parku kombëtar në Tailandë
Parku Nagarhole, është një park kombëtar që ndodhet në rrethin e Kodagu dhe Mysore në shtetin Karnataka në jug të Indisë. Ajo është pjesë e rezervës së biosferës Nilgiri. Parku ka pasuri pyjore, kodra, lugina dhe ujëvarat. Ujëvara Erawan është me të vërtetë një ndër ujëvarat me mbresëlënëse nga shtatë ujëvarat e kësaj zone. Aty mund të notosh në ujërat e kristalta si dhe të shijosh natyrën rreth e qark.
Nanda Blue Hole, Luganville, Vanuatu
E njohur si një nga shpellat më spektakolare blu në Vanuatu, Blue Hole Nanda, e quajtur gjithashtu Blue Hole Jacquie është emëruar sipas pronarit tokës , Jacquie dhe familjen e tij. Familja dëshironte të ndante këtë mrekulli të mahnitshme të natyrës me vizitorët e ishullit Santo.
Giola, Thasos, Greqi
Një pishinë natyrale e gdhëndur në shkëmbinjte e ishullit grek Thassos, pak metra larg detit Egje. Një nga karakteristikat e saj kryesore që e bën shumë tërheqëse për vizitoret nuk është vetëm uji transparent e shumë i pastër në ngjyrë jeshile esmeraldi por edhe temperatura e ujit që është më e lartë nga ajo e detit. Me një madhesi 20×50 metra ajo të jep përshtypjen e një pishine të vërtetë. Kjo mrekulli e natyrës ndodhet afër Astris dhe për të shkuar atje duhet të përshkoni një rruge jo të mirë, e gjatë 3-4km me makinë dhe me pas të ecni pak në këmbë.
Calanque du Sugiton Marsejë, Francë
Calanque de Sugiton është një nga kanalet e shumta të vendosura midis Marsejë dhe Cassis të Francës. Sugiton është ndoshta më i njohur i të gjitha kanaleve të Marsejës, jo vetëm sepse mund të arrihet mjaft lehtë nga pushuesit por për shkak se ajo është e hapur për turistët gjatë sezonit të nxehtë, dhe të ofron një bukuri natyrore magjepëse. Në fakt, gjatë verës shumica e kanaleve janë të mbyllura për shkak të rrezikut të lartë nga zjarri.
Ujvara Havasu - Supai, Arizona, SHBA
Është një nga ujëvarat me të fotografuara dhe e dyta në Kanion. E njohur për grumbullimin e saj natyral dhe mineralet e shumta të cilat i shtojnë bukurinë dhe shpesh renia e ujit në dy pjese e bëjnë këtë bukuri natyrore thjesht të mahnitshme.
Gunlom Plunge Pool - Jabiru, Australi
Gunlom, është e vendosura në Ujvarën Creek, e cilësuar si Trashëgimi Botërore, në Kakadu National Park. Është kombinimi magjik i ujëvarës dhe pishinës, me një natyrë madhështore rreth saj. Një kodër e pjerrët në krye të ujëvarës të ofron të shohësh pamjen jugore në pjesën më të madhe të Kakadu National Park, ndërsa ju notoni dhe relaksoheni në pishinën e kristalë.
Më të lexuarat








