×
Secondary Adv

Fujitsu, seria e kondicionereve KE Designer

Share on Google+

Fujitsu Superior Klima

Fujitsu hedh ne treg kondicionerët e serisë KE Designer për Evropën. Këto janë sisteme të kondicionimit Fujitsu të bazuara në konceptin e "së bukurës elegante nga çdo kënd".

Seria KE e kondicionerëve Fujitsu përbëhet nga kondicionerë që vijnë me dizajne unike përveç efikasitetit të tyre të avancuar të kursimit të energjisë. Këto janë dizajne që ofrojnë harmoni ne brendësinë e dhomave duke qenë të thjeshta dhe që vijnë me një paraqitje mbresëlënëse.
Fujitsu e ka arritur këtë duke kombinuar linjat e drejta dhe linjat e lakuara në një ekuilibër të mirë për njësitë e brendshme. Kjo jep një ndjenjë të klasit të lartë me reflektimin e dritës. Përveç kësaj, ata kanë adoptuar një sipërfaqe të lakuar në fund për të zbutur përshtypjen kur i shikoni nga poshtë. Kjo shpreh konceptin e "së bukurës elegante nga çdo kënd".

A duhet të ketë të njëjtin dizajn?  Kondicionerët Fujitsu KE Designer Series janë projektuar posaçërisht për Evropën. Është dizajn i ndryshëm nga ai japonez i harmonizuar me mjedisin e tij dhe tërheq një ndjenjë komode elegante në dhomë.

 

A duhet të jetë sipërfaqe e lëmuar? Struktura e panelit të përparmë shpreh mjeshtërinë që ekziston në Evropë dhe gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar. Tekstura ndryshon shprehjen me ndryshimin e dritës së ditës.

 

A duhet të jetë katror? Shprehja elegante dhe tre-dimensionale e përbërë nga një sipërfaqe e lakuar është e bukur nga kudo.

 

A duhet të jetë me të njëjtën ngjyrë? Dy opsione ngjyrash janë të disponueshme për përdoruesin përfundimtar, argjendi (gri i errët) dhe perla (e bardhë).

 

Kliko mbi logo për kontaktet e kompanisë Fujitsu  

Fujitsu Superior Klima


Më të lexuarat