Kompania DOALPAINT sh.p.k është e specializuar në prodhimin e bojërave të murit,dekorative,mobiljeve,hekurit,epokside si dhe në prodhimin e produkteve specifike për zgjidhjen e problematikave dhe kërkesave të ndryshme të klientëve.Zhvillimin e produkteve të saj e orienton në varesi te bashkëpunimeve dhe ekspertizave laboratorike të institutive më të mira kërkimore të bojërave në Itali.
1. Cila eshte arsyeja qe une duhet te zgjedh bojerat Doalpaint?
Doalpaint ofron produktet e saj me nje standarti te larte Europian te prodhuara me teknologji Italiane. Eshte kompania ideale ku ti paguan pak krahasuar me cilesine e larte qe merr.
2. Kam probleme me mykun ne shtepi kryesisht në kuzhin dhe në dhomën e gjumit,cfare duhet të bëj për ta eleminuar?
Për ti dhënë zgjidhje të sigurt këtij problemi shumë të përhapur më parë duhet të dimë shkaqet.
Për cilat mund të përmëndim disa si më poshtë:
- Mure të jashtme që janë të ftohtë dhe kollonat e betonit
- Lagështira që vjen nga themelet
- Mungesa e ajërimit të ambientit
Për të zgjidhur përfundimisht problemin duhet të zgjidhni produktet specifike që mund të eliminojnë algat dhe mykun. Nuk i jep zgjidhje problemit pastrami me kandexhine,apo lyerja me bojë cdo 6 muaj.
Për këtë ne mund tju sygjerojmë bojën ANTICONDENSA e cila është efikase dhe e studjuar për ambientet me lagështirë.Në strukturën e sajë ka ka përzjerje sfera xhami të cilat i japin bojës një atësi termoizoluese. Aplikimi i saj bën të mundur rezistencën ndaj mykut për 4-5 vjet. Për të pasur një rezultat të mirë duhen dhënë dy duar me ANTICONDENSA.
Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë DoalPaint shpk