Nëse punoni jashtë në rrugë dhe çdo ditë nga i nxehti rrobat ju ngjiten në trup, e kuptoni se çfarë do të thotë të vuash... Dhe do ta ndjeni edhe më shumë ditën e nesërme që pritet të jetë akoma edhe më e nxehtë. Atëherë, zgjidhja për ju është xhupi i mëposhtëm.
Ne të gjithë e dinë dhe e kuptojmë fare mirë përfitimet e të paturit ajër të kondicionuar në shtëpi dhe zyrat tona, por ajo që nuk i ka shkuar në mendje askujt, padyshim që janë rroba me ajër të kondicionuar!
Është pikërisht ajo që Kuchofuku në Japoni ka krijuar për të ndihmuar njërëzit që të përballojnë të nxehtin e madh gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe kufizimeve kundër përdorimit të tepërt të saj. Kërkesa për veshje në ajër të kondicionuar është gjithnjë e në rritje, sidomos në Japoni për shkak të tërmeteve, tsunameve dhe së bashku me këto edhe mbyllja e termocentralit Fukushima.
Është shpikja e re e specialistëve të rrobave me ajër të kondicionuar, të Kuchofuku, xhupat me... ajër të kondicionuar. Të cilat janë të pajisura me një ventilator që lejojnë qarkullimin e ajrit në brendësi dhe freskon trupin tuaj gjatë orëve të nxehta të ditës. Ventilatori funksionon me bateri litiumi , që sipas krijuesve do të zgjasë për 11 orë para se ajo të ketë nevojë për një rimbushje.
Kuchofuku ka rreth 1,000 kompani si konsumatorë dhe këto përfshijnë sektorë të tillë si industrinë e rëndë, prodhuesit e makinave dhe firmave të ndërtimit. Ideja për veshje me ajër të kondicionuar erdhi pasi qeveria Japoneze vendosi kufizimin me 15% të përdorimit të energjisë elektrike për të ndaluar ndërprerjet e vazhdueshme. Kjo zgjidhje erdhi si pasojë e kufizimit dhe idesë për të kursyer energjinë elektrike nëpërmjet përdorimit të xhupit, të cilën punonjësit mjaftojnë ta veshin dhe të jenë në temperaturën që dëshirojnë gjatë gjithë ditës.
Xhupi ka një çmim prej 140 dollarësh dhe kjo është vetëm një pjesë e produkteve me ajër të kondicionuar që po prodhon kompania Kuchofuku. Ndërsa është ende në proces e sipër për marrjen e patentave të reja, në mënyrë që këto ide të kthehen në realitet.