Zbulohet ekzoplaneti me atmosfere te ngjashme me Token
Një ekzoplanet ekstrem 'ultra-i nxehtë' i ngjashëm me Jupiterin, ku temperaturat arrijnë 3,200°C, ka një atmosferë të shtresuar çuditërisht të ngjashme me të Tokës.
Ekspertët në Suedi dhe Zvicër kanë zbuluar më shumë rreth 'atmosferës komplekse dhe ekzotike' të ekzoplanetit WASP-189b, duke përdorur spektroskopinë me rezolucion të lartë.
Gjigandi i gazit, i vendosur 322 vite dritë nga Toka, u zbulua duke orbituar yllin e tij të ndritshëm pritës HD 133112 nga projekti WASP në 2018. Tani, ekspertët zbulojnë se atmosfera e WASP-189b përmban 'një koktej ekzotik' titani oksid, hekur, titan, krom, vanadium, magnez dhe mangan.
WASP-189b është përshkruar më parë si një nga 'planetët më ekstremë në univers' pasi ka temperatura të sipërfaqes mjaft të larta për të avulluar hekurin.
Më shumë se një herë e gjysmë më i madh se Jupiteri, WASP-189b është 20 herë më afër yllit të tij pritës sesa Toka me Diellin tonë. Për shkak se planeti është shumë afër yllit të tij pritës, një vit zgjat vetëm 2.7 ditë.
Pavarësisht nga karakteristikat e tij të largëta, studiuesit e krahasojnë atmosferën e WASP-189b me atë të Tokës - të paktën për sa i përket shtresave të saj atmosferike.