
Shkencetaret po rikthejne ne jete mamuthet
Shkencëtarët besojnë se mund të jetë i mundur klonimi i një mamuthi leshator dhe kthimi i kësaj kafshe të zhdukur në jetë, pas gjetjes së një sasie palce të mirëruajtur brenda një kocke të trashë të zbuluar në Siberi.
Mamuthet e leshtë kanë kaluar jetën e tyre duke duruar kushtet ekstreme të Arktikut, përfshirë këtu temperaturat e akullta, një mjedis të pamëshirshëm dhe të errët gjatë dimërit, si edhe një verë të thatë e të ndritshme.Hulumtuesit pas studimit gjithashtu pranojnë se janë vetëm një hap prapa, përpara se të fillojnë planet për të klonuar kafshën, të cilët pohojnë më plot bindje se tani është e pashmangshme.
Dallimet e lëkurës, flokëve, yndyrnat, insulina dhe toleranca e temperaturës janë krahasimet e para gjenetike mes mamuthëve dhe elefantëve moderne.
Skuadrat e shkencëtarëve nga Rusia dhe Japonia kanë nisur punën së bashku me synimin për të rikrijuar gjitarin gjigant. Shkencëtarët do të implantojnë embrionet e mamuthit në vezoret e një elefanti, meqë të dy speciet janë shumë të lidhura.
Sigurimi i qelizave të padëmtuara gjenetike është themelore për këtë teknikë. Gjetja e qelizave të padëmtuara të palcës së mamuthit ka qenë një sfidë për shkencëtarët që prej vitit 1990.
Studimi është publikuar ditën e enjten në gazetën “Cell Reports”, ku u krahasuan gjenet e gjetura në eshtrat e dy mamuthëve, të gjetur në verilindje të Siberisë, 18.500 dhe 60.000 vjet të vjetër.Sipas gjenetistit Vincent Lynch të Universitetit t të Çikagos, mamuthët kanë ndryshime gjenetike që lidhen vetëm me atë të lëkurës.
“Ne mendojmë se këto ndryshime kanë kuptim tek mamuthët, pasi në e dimë se procesi i evolimit të tyre kanë qënë i gjatë, kanë pasur qime të dendura dhe të trasha, depozita të mëdha yndyre dhe kanë jetuar në vende me të vërtetë të ftohta”, tha Lynch. “Insulina e sinjalizuar është e rëndësishme për biologjinë e yndyrërave për shkak se insulina rregullon sheqerin në gjak duke e konvertuar atë më pas në energji dhe yndyra”.
Hulumtuesit gjithashtu ‘ringjallen' versionin e mamuthit të një gjeni të quajtur TRPV3. Kur u transplantuara në qelizat e njeriut, gjeni prodhoi një proteine më pak të përgjegjshme për të ngrohjen se sa versioni i tij tek elefantët, duke treguar se kjo ka ndihmuar që ti bëjë mamuthët më pak të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Mamuthët e leshtë, pak më të mëdhenj se elefantët moderne, banonin në stepat e Azisë veriore, Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Gjigandi i fundit u zhduk rreth 4.000 vjet më parë. Nëse zhdukja e tyre ka rezultuar nga ngrohja e klimës apo gjuetia e njeriut kjo mbetet ende një debat në ditët e sotme.Hulumtuesit kanë pranuar se renditja e tyre e gjenomit mund ta bëjë më të lehtë për të risjellë përsëri mamuthin në realitet nëpërmjet klonimit më parë sesa mendohej.
Më të lexuarat








