×
Secondary Adv

Toyota risjell kambion manuale tek makinat elektrike

Share on Google+

Shumë adhurues të këtij lloji dëshirojnë të kalojnë në automjete elektrike por rezistojnë të heqin dorë nga ndjesia dhe fuqia e drejtimit me një kambio manuale. 

 

Toyota paraqiti 8 patenta të reja në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të Shteteve të Bashkuara të enjten, që përshkruajnë një mekanizëm për shoferët e mësuar dhe të pasionuar pas kambiove manuale.

Patentat së bashku paraqesin figurën e një EV të pajisur me aftësitë e një ndërrimi manual. EV e re e Toyota-s madje mund të alternojë midis "modaliteteve të kontrollit" të drejtimit standard dhe manual.

Kjo realizohet nëpërmjet përdorimit të një manuali të modelit H të pajisur me hyrje "pseudo-clutch" dhe "pseudo-shifter".

Për të marrë ndjenjën e plotë të një kambio manuale, makina plotësohet më tej nga një pedale e tretë me një "gjenerator të forcës së reagimit të pedalit.

Toyota thotë se sistemi i saj i ri i patentuar është krijuar për të "siguruar një automjet elektrik të aftë për të shijuar një ndjenjë drejtimi si një automjet MT pa përjetuar vështirësitë e veçanta të automjetit MT".


Më të lexuarat