×
Secondary Adv

Projekti i kulles ne Manhatan te veshur me lule

Share on Google+

Firma amerikane Studio Vural ka konceptuar një rrokaqiell me përdorim të përzier të mbuluar me zambakë aziatikë. 

 

Një projekt konceptual, kulla Lilly është parashikuar për një vend pranë Bryant Park në Midtown Manhattan. Renderat tregojnë një rrokaqiell me një majë të lakuar që ngrihet pranë American Radiator Building.

Ndërtesa Lilly do të jetë me xham të trefishtë dhe pjesërisht e mbuluar me bimësi, e cila do të siguronte izolim natyror. Vural parashikon përdorimin e zambakëve aziatikë, një bimë me pak mirëmbajtje që lulëzon çdo pranverë dhe mbetet e gjelbër gjatë pjesës tjetër të vitit.

Vural tha se kulla do të ishte e ngjashme në frymë me Qendrën Pompidou në Paris, e cila përmban sisteme strukturore dhe mekanike të ekspozuara në pjesën e jashtme. Sistemi i mbjelljes do të përbëhej nga shtretër të lehtë betoni të mbështetur nga një kornizë çeliku.

Sa i përket godinës, Vural parashikon 21 kate të dedikuara për hapësira tregtare dhe 18 nivele për njësitë e banimit. Drita do të depërtonte përmes shtresave të mëdha të xhami dhe ajri i pastër do të hynte përmes dritareve të funksionueshme në pjesën e banimit.

Ngrohja dhe ftohja do të sigurohet nga një sistem gjeotermik, me shkëmbyes nxehtësie që ndihmojnë në minimizimin e humbjes së energjisë.


Më të lexuarat