
Plazhet me te bukura ne bote per 2015 sipas TripAdvisor
TripAdvisor, agjencia e udhëtimeve më e madhe në botë, ka publikuar plazhet më të bukura të botës për vitin 2015. Çmimet janë bazuar te komentet e miliona udhëtarëve apo turistëve të TripAdvisor në nivel botëror.
Ndërkohë mbretëresha e plazheve për vitin 2015 gjendet në Brazil: Bahia Do Sancho në ishullin Fernando de Noronha. Plazhi i Lepujve në Lampeduza është cilësuar si plazhi më i mirë në Evropë dhe në Itali. Ai mban vendin e tretë në rang botëror. Nga Brazili në Kubë, ishujt e mrekullueshem të Greqisë, Karabiet, Seishelet dhe Filipinet, janë këto destinacionet më të preferuara të shumë turistëve, por edhe vendet me plazhet më të bukura. Por nëse keni dëshirë që vërtet ti vizitoni, atëherë ja ku janë disa prej plazheve më fantastike në botë. Për më tepër ndiqni klasifikimin e mëposhtëm:
10. Plazhi Elafonissi, Elafonissi, Greqi
Plazhi Elafonissi, është i vendosur në jugperëndim të Kretës, në një ishull të vogël, vetëm 200 metra larg bregut të Kretës, e cila është e arritshme përmes lagunës që lidh atë më kontinentin. Vizitorët mund të ecin në distanca të vogla në mënyrë të sigurtë pasi ujërat janë shumë të cekëta. Rëra në Elafonissi është e bardhë, por në shumë vende ajo merr ngjyrë rozë për shkak të guackave të thyera. Ujërat e qarta dhe të kristalta të kujtojnë një parajsë ekzotike dhe kjo është arsyeja pse ajo u votua si një ndër 10 plazhet më të bukura në botë.
9. Plazhi Whitehaven, Ishujt Whitsunday, Australi
Ky plazh është zbuluar në vitin 1879 dhe pranë tij ndodhen disa grumbuj ishujsh. Ai ndodhet në Australi dhe zgjatet në një vijë bregdetare prej 7 km. Ishujt që ndodhen përreth tij janë të lehtë për tu arritur nëpërmjet varkave të vogla. Ky plazh është një nga vendet më të mira për tu relaksuar dhe një nga plazhet më të mira në botë.
8. Plazhi Flamenco, Culebra, Porto Riko
Ky plazh ndodhet në ishullin e Culebras dhe vlerësohet si plazhi më i bukur i tij. I njohur në mbarë botën si “Playa Flamenco” ai është një prej vendeve më të mrekullueshme që natyra ka krijuar. Ky ishull është zgjedhja më e mirë për të gjithë ata që duan si detin ashtu edhe gjelbërimin, ndaj bëjnë këtë destinacion pjesë të pushimeve tuaja për këtë vit. Përveç kësaj, ai këshillohet si një nga 10-të plazhet që duhen vizituar në Karaibe. Plazhi i Flamencos është një ndër plazhet më tërheqës në botë duke zënë pozicionin e tetë në këtë renditje.
7. Plazhi i Bardhë, Boracay, Filipine
Boracay është një ishull në Filipine që ndodhet rreth 322 km në jug të Manila dhe 2 km larg cepit veriperëndimor të ishullit Panay në rajonin Visayas të Filipineve. Në 1990, u zgjodh nga Guida e Plazheve Tropikale BMW si një nga plazhet më të mira në botë dhe sërish në 1996 nga botimi britanez TV Quick, si plazhi tropikal numër një në botë. Ndërsa për 2015 TripAdvisor e ka renditur në vendin e shtatë, ndër dhjetë plazhet më të bukura në botë.
6. Anse Lazio, Ishulli Praslin, Sishel
Kufizohet nga gurë dhe është i mbuluar me rërë të bukur, Anse Lazio në ishullit Praslin të Sishel, është quajtur shpesh një nga plazhet më të mira në botë. Ujërat e qarta dhe gurët e vendosur në plazh ofrojnë kushte të shkëlqyera. Ky plazh me rërë fine dhe me një qasje të butë në det është i rrethuar nga formacione graniti me një bukuri të veçantë.
5. Playa de Ses Illetes, Formentera, Spanjë
Platja de ses Illetes është vendosur katër kilometra larg nga La Savina, i vendosur në një kep të Trucadors, mes Punta des PAS dhe Platgeta des Carregador. Janë ujërat e qarta si kristali dhe plazhet me rërë të bardhë, që e bëjnë Formenteran një destinacion të veçantë për europianet e magjepsur nga aroma e Karaibeve. Çdo cep i plazhit mund t`ju bej të ëndërroni dhe të jetoni emocione të paimagjinueshme të parajses tropikale, pa lënë Europën. Magjepsës në ngjyra të pastra dhe të ngrohta tamam si një kartoline. Ky plazhi i virgjër dhe i mrekullueshme, ka rërë fine të bardhë, pjerrësi shumë të butë , 50 metra nga plazhi dhe një thellësi prej 1.5 metra. Është një nga plazhet më të frekuentuara të Formentera të Spanjës.
4. Plazhi Playa Paraiso, Cayo Largo, Kubë
Një nga plazhet më të mira në Kubë, Playa Paraiso Beach ka një shtrirje mrekullueshme të vendosur përgjatë ujërave të qarta të Detit të Karaibeve. Një tërheqje e madhe në ishullin e Cayo Largo del Sur, ajo është e lidhur me një tjetër plazh - Playa Sirena. Të dyja këto plazhe janë pjesë e një natyre të ruajtur me kujdes. Playa Paraiso dhe Playa Sirena janë kanë ujë të qetë, të kristaltë dhe një rërë të bardhë, duke të dhënë idenë e një vendi ekzotik dhe relaksues.
3. Plazhi i Lepujve, Lampedusa, Itali
Plazhet e bardha dhe mahnitëse, do tju japin mireseardhjen sapo të mberrini në Lampedusa, një tjetër ishull i vogël italian, pranë Sicilisë. Në ishull gjenden disa zona perfekte për ardhuruesit e sporteve (botës) nënujore. Ndërsa për ju që preferoni të shplodheni e të shijoni natyrën, shkoni në plazhin e Lepujve i cili është shpallur rezervë natyrore. TripAdvisorTravelers Choice Beaches Awards 2015, ka renditur në vendin e tretë plazhin e Lampedusa në Itali, duke vlerësuar detin e kristaltë, rërën e bardhë dhe bregun me shkëmbinj.
2. Grace Bay, Providenciales, Turks and Caicos
Më i populluari ndër ishujt Turks dhe Caicos, Providenciales është një nga destinacionet më të preferuara në botë për plazhet e tij. Zhytja është e mahnitshme falë mureve të koraleve që janë të prekshëm që nga bregu. Vendpushimet luksoze dhe plazhet e Grace Bay e bëjnë atë një zgjedhje popullore për të gjithë ata që duan të zhduken drejt plazheve. Shkëmbinjtë Chalk Sound e bëjnë atë një sfond të bukur në ujërat e bruzta.
1. Baia do Sancho, Fernando de Noronha, Brazil
Fernando De Noronha, është një arkipelak prej 21 ishujsh dhe ishujthsh në Oqeanin Atlantik, rreth 355 km larg bregut Brazilian. Shumë pak njerëz arrijnë ti vizitojnë këto ishuj, të cilët përshkruhen si ishujt më të bukur në botë. Fernando De Noronha është një Vend i Trashëgimisë Botërore sipas Unesko dhe “Parku më i bukur detar në botë”. Baia do Sancho është votuar si plazh më i mirë në botë nga TripAdvisor për të dytin vit rradhazi. Gjire me ujë të kristalë dhe rërë të bardhë mund ti gjeni pafund në këtë ishull, ndërsa mund ta vizitoni me anije ose nëpërmjet një rrugë të ngushtë mes shkëmbinjëve.
Më të lexuarat








