Kryen fluturimin avioni me i madh i pasagjereve ne bote
Avioni më i madh në botë i pasagjerëve ka përfunduar për herë të parë një fluturim tre-orësh të mundësuar nga vaji i gatimit.
Një model testimi i një avioni 'superjumbo' të Airbus A380, i mbushur me 27 ton karburant të qëndrueshëm të aviacionit (SAF), u ngrit nga aeroporti Blagnac në Toulouse dhe u ul në Nice të premten javën e kaluar.
Ai u bë fluturimi i parë i A380 që fuqizohet 100% nga SAF. Industria e aviacionit është zotuar të arrijë emetimet neto zero të karbonit deri në 2050.
Karburanti, i cili ul emetimet e CO2 deri në 80%, mund të bëhet nga mbeturinat e vajrave dhe yndyrave, mbetjet e gjelbra dhe komunale dhe kulturat joushqimore.
Mund të prodhohet gjithashtu në mënyrë sintetike në një proces që kap karbonin nga ajri. Motorët e rinj të avionëve mund të marrin deri në 50% karburant të gjelbër.
Rolls-Royce tha se motorët e saj Trent mund të fuqizohen 100% nga karburant i qëndrueshëm deri në 2023. Avioni testues dykatësh i Airbus MSN 1 u ngrit në 25 mars, duke përdorur një motor Rolls-Royce Trent 900 me 100% SAF.
Karburanti i gjelbër i avionëve është deri në 5 herë më i shtrenjtë se karburanti konvencional i avionëve dhe përfaqëson 1% të karburantit të aviacionit të përdorur globalisht. Kostoja mund të nënkuptojë tarifa më të larta ajri.