Perfundon ndertimi i kulles me te larte prej druri
‘HAUT’ merr formë si ndërtesa rezidenciale më e lartë e Holandës, prej druri-hibride e projektuar nga firma britanike e arkitekturës Arup.
Me një lartësi prej 21 katesh, projekti u konceptua si pjesë e angazhimit të vendit për t'u bërë neutral ndaj klimës deri në 2050.
Me fokusin e tij në reduktimin e gjurmës së karbonit të ndërtesës, kulla e lartë është një shembull i menduar për qytetet e ardhshme, duke kombinuar qëndrueshmërinë novatore me -arkitekturë cilësore.
Në këtë mënyrë u përdorën më shumë se 2000 metra kub lëndë druri duke përftuar një reduktim prej 50% në krahasim me një ndërtesë konvencionale.
Nga ana tjetër, themeli, bodrumi dhe bërthama e ashensorit janë prej betoni, duke siguruar qëndrueshmëri në strukturën kryesore mbështetëse dhe gjithashtu duke kontribuar në sigurinë nga zjarri të ndërtesës.
Në një përpjekje për të optimizuar ngrohjen dhe ndriçimin, ekipi i projektimit zgjodhi xhamin e trefishtë dhe panelet PV të integruara për fasadën.
Ndërtesa ikonë ka marrë certifikatën BREEAM, si në dizajn ashtu edhe në inxhinieri strukturore - një mirënjohje e dhënë vetëm për disa ndërtesa banimi të larta në nivel global.