×
Secondary Adv

Roboti qe ben gjithcka ne shtepi, gatuan dhe luan me femijet

Share on Google+

Mund të themi që teknologjia më në fund është mjaftueshëm e zhvilluar, dhe gati e arritshme për të gjithë ne. Ajo integrohet në të gjithë aspektet jetësore, duke zëvendësuar rolin e njeriut në shumë detyra të caktuara.

 

 

Kohët e fundit një grup krijuesish kanë ndërtuar një robot ‘famlijar’, që mund t’ju ndihmojë të strukturoni ditën tuaj, të monitoroni sigurinë e shtëpisë, t’ju ndihmojë që të gatuani madje edhe të luajë me fëmijët. Krijuesit e Droid (robotit) të quajtur Buddy thonë se ‘ai’ është projektuar për të bashkuar, mbrojtur dhe ndërvepruar me çdo anëtar të familjes dhe aktualisht është duke u zhvilluar nga kompania franceze e teknologjisë, Blue Frog Robotics.

 

 


Roboti ka një sërë karakteristikash të vecanta si, është në gjendje të zbatojë cdo kërkesë tuajën, për shembull t’ju kujtojë një ngjarje të rëndësishme, të luajë këngën tuaj të preferuar, etj, dhe kjo falë një folësi të integruar në të.Buddy është robot i parë social që ka aftësinë të bashkojë dhe ndërveprojnë me anëtarët e familjes suaj, si edhe të lidhet me pajisjet tuaja smart që mund të keni në shtëpi. Mjafton që ju të jepni një komandë zanore ose nëpërmjet një aplikacioni në celular dhe roboti Buddy është në gjendje të ndryshojë ndricimin e shtëpisë ose të kryejë një detyrë tjetër për ju.

 

 

Ndoshta më mbresëlënëse është se roboti mund të veprojë si një sistem sigurie në shtëpi dhe ka aftësinë të ruajë banesën ndërsa ju jeni larg, kjo nëpërmjet një kamera të ndërtuar në të. Nëse ndjen që diçka po ndodh -  për shembull rritja e temperaturës si pasojë e një zjarri – roboti dërgon një alarm pronarit të shtëpisë.

 

 

 

Robot mund të kontrollohet nëpërmjet një pajisjeje inteligjente dhe mund të përdoren si një sistem sigurie kur pronarët nuk ndodhen në shtëpi. Gjithashtu mund të lëvizë nëpër shtëpi, në vende të ndryshe, automatikisht dhe nëpërmjet kontrrollit nga pronari i saj. Roboti kuton ndjesinë njërzore, është në gjendje të dëgjojë, flasë, shohë dhe ti drejtohet dikujt me shprehjet e njohura të fytyrës dhe lëvizjet e kokës.Sipas zhvilluesve, Buddy është gjithashtu një shok lojë për fëmijët, u siguron prindërve që ata po lexojnë, si edhe i ndihmon me detyrat e shtëpisë duke luajtur lojëra me ta.

 


Aktualisht roboti është në ndërtim e sipër dhe Blue Frog Robotics, e ka publikuar projektin në website-in ndërkombëtar të financimit Indiegogo. Sipas kompanisë roboti do të jetë në dispozicion për blerje në nëntor të 2016-ës.


Më të lexuarat