Saint-Gobain është lider botëror dhe europian në të gjitha aktivitetet e saj, me veprimtari të decentralizuar për të përshtatur ofertat lokale me nevojat e tregut.
Saint-Gobain mbështet arkitekturën e qëndrueshme në gjithë strategjinë e saj. Zhvillon zgjidhje inovative të cilat mundësojnë që ndërtesat e reja ose të rinovuara të jenë efikase në energji, të rehatshme, të shëndetshme dhe estetike, duke mbrojtur burimet e natyrës.
ZYRA EVROPIANE E PATENTAVE (EPO) në Hagë, Holandë, është një ndërtesë mbresëlënëse dhe shembull i guximshëm i arkitekturës bashkëkohore, e projektuar dhe veshur me fasadë xhami Saint-Gobain.
Në përputhje me frymën pioniere dhe proceset krijuese të Saint-Gobain për të ofruar materiale me performancë të lartë dhe të dizenjuara bukur, xhami Cool-Lite ST BRIGHT SILVER sjell një ndjenjë sinqeriteti dhe transparence në ndërtesë, duke simbolizuar misionin e EPO për të promovuar inovacionin në Evropë.
Autoriteti i ri i Portit të Antwerp, në Hollandë, tashmë, ka mbi çatinë e tij, një vëllim mbresëlënës xhami, me gjatësi mbi 100 metra. I ndërtuar me xham Saint-Gobain, kjo kryevepër arkitektonike siguron dritë të bollshme, hije dhe pamje të lumit Schelde, qytetit dhe portit.
Fasada e objektit të ri përbëhet nga xham Saint-Gobain COOL-LITE® KS 147 me rreth 14 kompozime të ndryshme të Silver Acoustic / Silence.
Ky xham modern me kontroll akustik, nuk lejon ndërhyrjen e zhurmave nga jashtë, duke siguruar qetësi maksimale për të punuar. Një tjetër përfitim që ishte i nevojshëm për Shtëpinë e Portit ishte kombinimi me një xham me kontroll diellor nga gama COOL-LITE® për të ofruar opsione shumë-funksionale.
Gjykata e Parisit, e ndërtuar në vitin 2012, është një nga ndërtesat që nuk mund të mos vihet re në peizazhin e kryeqytetit francez. Me një sipërfaqe xhami që tejkalon 50,000 m², si simbol i transparencës në drejtësi, kjo ndërtesë ofron komoditet, siguri dhe një filtrim të lartë të dritës, duke krijuar një ambient të brendshëm ideal. Në ndërtimin e saj janë kombinuar disa produkte xhami nga Saint-Gobain.
Nga Rumania në New York… Këtë rrugë ka bërë 9000 m2 xham Diamant i cili u përdor për t’i dhënë këtë pamje mahnitëse kësaj ndërtesë e cila përmban 2,465 shkallë dhe 80 kate.
Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Saint-Gobain Albania