×
Secondary Adv

Meta krijon syzet smart qe nuk lidhen me telefonin

Share on Google+

Kompania mëmë e Facebook-ut Meta mendohet se po planifikon lëshimin e parë të syzeve të saj inteligjente të stilit Star Trek në vitin 2024. 

 

Themeluesi Mark Zuckerberg ka folur prej kohësh për ambicien e tij për të krijuar një botë virtuale ku njerëzit mund të punojnë, të shoqërohen dhe të luajnë, por Syzet e parashikuara AR janë vetëm një pjesë e këtij vizioni.

Syzet nuk do të kishin nevojë të çiftoheshin me një telefon iPhone ose Android për të funksionuar, që do të thotë se Meta mund të dalë nga duart e Apple dhe Google, të cilat së bashku diktojnë kushtet që aplikacionet si Facebook duhet të respektojnë në telefonat celularë.

Meta thuhet se dëshiron të nxjerrë disa gjenerata të syzeve AR, me modelin e parë që do të bjerë në vitin 2024, e ndjekur nga një dizajn më i lehtë, më i avancuar për 2026 dhe një version i tretë në 2028.

Meta nuk ka ende një prototip funksional dhe të përshtatshëm të syzeve të saj AR, por në vend të kësaj ka një demonstrim të palëvizshëm që ulet në një tavolinë.

Një nga karakteristikat kryesore do të jetë aftësia për të komunikuar dhe ndërvepruar me hologramet e njerëzve të tjerë përmes syzeve, të cilat Zuckerberg beson se do t'u sigurojë njerëzve një përvojë më zhytëse sesa thirrjet video.


Më të lexuarat