Perfundon ne Tokio ndertimi i kulles me te larte te Japonise
Kulla A District 330 metra e lartë është ngritur në qendër të Tokios, duke e bërë atë ndërtesën më të lartë të Japonisë.
E vendosur në distriktin qendror të Tokios Toronamon-Azabudai, kulla me përdorim të përzier, një nga kompleksi me 3 kulla që Pelli Clarke & Partners po projekton për zhvilluesin Mori, ka arritur lartësinë e saj të plotë.
Me lartësi 330 metra, A District merr titullin e ndërtesës më të lartë të Japonisë nga Abeno Harukas, një ndërtesë 300 metra e lartë në Osaka që u projektua gjithashtu nga Pelli Clarke & Partners dhe përfundoi në 2014.
Kulla eshtë gjëja e parë që vizitorët do të shohin pas mbërritjes në Tokio. Ndërtesa pritet të përfundojë plotësisht në 2023 dhe do të strehojë hapësira për zyra në shkallë të gjerë, rezidenca luksoze, qendra mjekësore dhe kërkimore, si dhe shkolla dhe objekte të shitjes me pakicë.
Pelli Clarke & Partners filloi ndërtimin në A District në 2019. Studio shpjegoi se struktura do përdorë sisteme rezistence ndaj tërmeteve, duke përfshirë gjeneratorët e emergjencës dhe sistemet e ashensorëve të emergjencës për të garantuar sigurinë në rast goditjeje.