×
Secondary Adv

Projekti i kulles ne forme spirale per Amazon

Share on Google+

Kulla prej xhami në formë spirale e projektuar nga studioja e arkitekturës NBBJ për selinë e dytë të Amazon ka marrë lejen për t'u ndërtuar në Arlington, Virxhinia.

 

E quajtur The Helix, kulla me një strukturë impresionuese do të jetë një nga tre ndërtesat e zyrave në Arlington County që do të përbëjnë selinë e dytë të Amazon, Amazon HQ2.

Bordi i Qarkut të Arlingtonit, miratoi vendimin për të ndërtuar kullën spirale 106 metra. Propozuar fillimisht në shkurt 2021,The Helix ka kaluar një proces të gjatë miratimi, duke përfshirë dëgjime të ndryshme publike.

E dizenjuar nga NBBJ si "një mjedis që propozon punë të shëndetshme", Helix do të përfshijë shtigje ecjeje të mbuluara me pemë që rrotullohen rreth e qark jashtë për punonjësit që të ecin.

Virxhinia u shpall si shtëpia e Amazon HQ2 pas një konkursi mbarëkombëtar. Ndërtesat e Amazon HQ2 janë planifikuar të bëhen disa nga më të lartat në Arlington County dhe do të dalin në pah në horizontin e afërt të Distriktit të Kolumbisë, ku rrokaqiejt janë të ndaluar.


Më të lexuarat