Projekti i kulles super te larte me vellime ne forme kubi
Sieger Suarez Architects dhe arkitekti Carlos Ott kanë projektuar një ndërtesë për Waldorf Astoria në Miami, që synon të jetë kulla e parë super e lartë në qytet.
Waldorf Astoria Miami ka 100 kate dhe do të arrijë në 319.7 metra, shumë më tepër se pragu prej 300 metrash që përcakton një rrokaqiell si super të lartë.
Nëse përfundon sipas planit në vitin 2026, do të jetë rrokaqiell i parë super i lartë i përfunduar në Miami, sipas zhvilluesit. Fasadat e çdo kubi do të jenë të sheshta dhe të mbështjella me atë që arkitektët e përshkruajnë si një "lëkurë prej xhami".
Në strukturë do të vendoset një hotel me pesë yje, si dhe rezidenca private, të dyja të menaxhuara nga Hilton Management Services.
Baza e kullës do të ketë një strukturë parkimi 10-katëshe, ndërsa shumë ambjente, përfshirë restorantet, do të vendosen në kubikët e sipërm. Ndërtimi pritet të fillojë këtë vit dhe është planifikuar të përfundojë në vitin 2026.